Patentat /Gonxhe zbardh pyetësorin për shoferët e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,  Blendi Gonxhja, bën të ditur se situata problematike me aksidentet në rrugë dhe sjelljet jo të mira, lidhen edhe me pajisjen me patentë të personave që nuk e kanë merituar. Tashmë sipas Gonxhes, në çdo automjet ku do të kryhet testi i praktikës për marrjen e patentës do të ketë kamera që filmon çdo situatë dhe me zë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në faqen e saj zyrtare bën të ditur ka hequr 1200 pyetje nga testi i patentës.  “Ka njerëz dhe komisionerë që kanë sjellje negative. Por detyra jonë është që testi të jetë objektiv dhe i saktë. Të mos i hahet askujt haku për personat që mësojnë e përgatiten për testin. Kemi hequr 1,200 pyetje që ishin një çark për të futur dhe ata që mësonin në kurth dhe kemi korrigjuar rreth 1,800 pyetje të tjera duke rregulluar rreth 70% të pyetjeve të testit të teorisë.

Është mundësuar simulimi i testit zyrtar online për të gjithë qytetarët pa pagesë në faqen zyrtare të DPSHTRR. Ndërkohë, ka nisur puna për implementimin fizik të sistemit intereaktiv të monitorimit ku do lidhen gjithë sportelet, sallat e testimeve, mjetet e autoshkollave gjatë testit të praktikës në qarkullim, ambientet administratë e oborre, kontrolli fizik, poligonet e testimit të manovrave të parkimit, arkivat, sistemet e radhës, etj. çka do t’a ngrejnë shërbimin, sigurinë e testimeve, kredibilitetin ndaj çdo afere/abuzimi në një nivel të panjohur më parë. Për të rritur standardin dhe monitorimin për testimin praktik të kandidatëve, DPSHTRR ka planifikuar investime në poligonet e testimit praktik të kandidatëve për t’u pajisur me lejedrejtimi në 8 qytete kryesore të Shqipërisë për vitin 2020”, tha Gonxhja.

Lexo edhe :  Ligji për tatimin mbi të ardhurat, FMN: Ja sfidat që duhen kaluar!

Ndërkohë për targat e reja,. Gonxhja është shprehur se kanë 15 elementë sigurie dhe që nuk mund të falsifikohen.

“Targat e reja tashmë do të aplikohen për të gjitha regjistrimet e reja të mjete apo ndërrime që lidhen me humbjen, vjedhjen apo dëmtimin e targave. Targat përmbajnë 15 elementë sigurie, kanë një barkod unik progresiv që reflektohet në sistem. Është e pamundur të falsifikohet. Targat e tjetërsuara, targat e falsifikuara duhet të hiqen nga mendja. Targat tona të reja, më të mirat në rajon dhe në standardet e BE-së.”, tha Gonxhja.

Për sa i përket garave të shpejtësisë që shpesh herë janë kthyer në një problem dhe burim aksidentesh për përdoruesit e tjerë të rrugës, Z.Gonxhja është shprehur se kjo gjë pritet të marrë fund. Sipas tij, shumë shpejt në Shqipëri do të ketë një Auto Moto Park pë të gjithë të apasionuarit pas garave si për përdorim sportiv, ashtu edhe për testime specifike. “Një nga risitë është që adrenalina e talenteve të timonit të shkarkohet në kushte të sigurta dhe jo në rrugë duke rrezikuar veten dhe të tjerët”, u shpreh ai.

 

Të fundit

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini në Genova, ka rritur të...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Lajme të tjera

Web TV