Provimi i ri/ “Testi i Idiotit” për shoferët shqiptarë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit do të rrisë masat kundër aksidenteve në rrugë edhe përmes një testimi të ri që do të aplikojë për drejtuesit e mjeteve.  Masa shtesë do të jetë edhe ai që emërtohet si “Testi i Idiotit”. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në tryezën ku u paraqit plani i masave për uljen e aksidenteve në vend.

“Testi i Idiotit” bëhet rëndom kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë. Dhe duhet të provojë se është  stabël në sjellje në mënyrë që të vijojë të drejtojë automjetin” tha ministri.

Çfarë është “Testi i Idiotit”?

“Testi i Idiotit/Idiotentest” që u përmend nga ministri bazohet në modelin gjerman. Në Gjermani mbase nuk mund të ketë një ndëshkim më të keq për një drejtues automjeti në Gjermani.

Konsiderohet si një makth për shoferët gjermanë dhe nuk është vetëm i vështirë por gjithashtu kushton kohë dhe para. Në disa raste ky test është i paevitueshëm sepse nuk do të mund të marrësh mbrapsht patentën pa e kaluar atë.

Në fakt, për të arritur në një ndëshkim të tillë duhet të kesh bërë një shkelje të rëndë. Testimi mjeko-psikologjik zakonisht aplikohet te ata që kapen të dehur ose nën përdorimin e drogës ndërsa ngasin makinë. Gjithsesi,alkooli dhe droga nuk janë arsyet e vetme pse dikush i nënshtrohet këtij testi.

Nëse ju parkoni rregullisht makinën në të njëjtin vend, edhe pse parkingu aty është i ndaluar, policia mund të të detyrojë që të bësh testin. Nëse vazhdon të bësh të njëjtin gabim, me shumë siguri keni nevojë për një test psikologjik.

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV