Dizajneri i famshëm habit njerëzit me lajmin e tij

Të gjithë ndikohemi nga moda, për më tepër kur veshjet janë të krijuara nga ikonat e modës të cilët i qepin ato me shumë klasë edhe stil. Por jo gjithçka është e përjetshme ndonjëherë marrim edhe lajme të cilat nuk na pëlqejnë. Dizajneri i famshëm, Jean Paul Gaultier njoftoi dje përmes Twitter-it se sfilata që do të mbahet pas disa ditësh në Paris, do të jetë e fundit! Gaultier,  u shpreh se:

“përmes kësaj sfilate, që përkon me 50 vitet e karrierës sime do të jetë gjithashtu shfaqja e fundit. Gjithsesi, të jeni të sigurt që konceptet e reja në Haute Couture do të vijojnë!”  Dizajneri francez krijoi kompaninë e tij në 1976-ën dhe që prej asaj kohe punoi me elitën e botës së artit. Një prej punimeve ikon të tij është korseja-trup që Madona veshi në një prej tureve të saj muzikore, “Blond Ambition World Tour” e cila ka arritur të shitet me shifra të frikshme që kapin $52,000.

Gaultier, nga 2003 në 2010 shërbeu si drejtori artistik i shtëpisë luksoze të modës “Hermes”.

Shfaqa e tij e fundit do të mbahet më 22 janar në teatrin Du Chatelet.

Pavarësisht tërheqjes nga shfaqjet e modës, ai do të sjellë shpejt një projekt të ri që mban emrin e tij, por ende nuk dihet për çfarë bëhet fjalë.