“Koalicioni i Shpresës”/ LDK dhe VV, mbi tehun e 100 ditëve përplasëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dhënë mbrëmjen e së mërkurës deklarata, të cilat nuk lënë vend të mendohet se mund të ketë një marrëveshje të afërt midis tyre. Deri më tani, dy partitë fituese kishin trumbetuar për një koalicion të përbashkët dhe të emëruar nga vetë ata si “Koalicioni i Shpresës”.

Por, Lëvizja Vetëvendosje lëshoi një ofertë që nuk u mirëprit nga LDK-ja. Ajo propozoi rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14, ku një do t’i takonte LDK-së dhe një tjetër do t’u shkonte minoriteteve. Thënë ndryshe, LDK do të kishte 6 ministri, Vetëvendosja 5, ndërsa minoritetet 3 ministri. Lidhja Demokratike e Kosovës iu përgjigj me shpalosjen e një tjetër oferte, në të cilën kërkesë të qartë për koalicion ishte posti i Presidentit, Kryeparlamentarit dhe 5 ministri.

Duke e konsideruar tallje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u shpreh se nuk mund të pranohej kurrsesi një ofertë e tillë. Në anën tjetër, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, u shpreh se Kryetari i Kuvendit do të jetë Glauk Konjufca dhe kjo gjë nuk mund të ndryshohet. Ai tha gjithashtu se nuk mund të luhet “pingpong” me këtë pozitë, sepse tani nuk flitet më për Kryeparlamentar, por për emrin e Glauk Konjufcës.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se nuk do ta shqyrtojnë ofertën e fundit të bërë nga Vetëvendosja për bashkëqeverisje. Ai tha se brenda kësaj jave do t’i jepet fund “epilogut”nga organet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shtuar se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit. “Ne nuk kemi pse ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosja, sepse në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda. Në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim apo këmbim të tyre, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë, por i trajtojmë qëndrimet tona. Nuk shoh asnjë arsye të bisedojmë nga tri orë pa asnjë rezultat. Brenda kësaj jave, epilogu mund të jetë i organeve tona, por pas saj ne do të shohim se si do të reflektojë VV-ja. Në qoftë se oferta e VV-së është përfundimtare, atëherë edhe përgjigjja jonë duhet të jetë përfundimtare”, – tha kreu i LDK-së.

Lexo edhe :  Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

Sekretari organizativ i partisë së Mustafës, Arban Abrashi, u shpreh të mërkurën në “T7” se Albin Kurti i do për partinë e tij tri pozitat kryesore dhe më tej përmendi edhe rrezikun për përqafimin e autokracisë.

“Nëse një parti i merr këto tri poste, nuk është mirë për atë demokraci, sepse kompetencat e Presidentit në koordinim me Kryeministrin janë shumë të mëdha. Prandaj, rrëshqasim drejt autokracisë dhe LDK-ja këtë nuk e lë. Duhet me e kontrollu demokracinë në vend, që një parti mos me i marrë krejt këto. Këtë e kemi bërë për shtetin, jo për LDK-në. Nuk e di a ka prirje (autoritare), nuk po dojm as me e testu e as me bo prova me vendin tonë”, – tha Abrashi, duke theksuar se LDK-ja s’kërkon veçse një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar që garanton funksionimin e shtetit.

Megjithatë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e mohon ekzistencën e një kërkese për postin e Presidentit. “Propozimi i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e publikoi nënkryetari Besnik Bislimi, nuk e thotë një gjë të tillë. Ju kisha lut t’i referoheni të gjithë atij teksti dhe të mos flasim gjëra që nuk janë thënë asnjëherë”, – është shprehur Manxhuka për një media kosovare.

Me gjithë bisedimet që janë zgjatur tashmë prej muajsh midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Kosova nuk ka ende një qeveri të re. Që nga e enjtja e javës së kaluar, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë zhvilluar takim për marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Kësisoj, po përmendet publikisht si zgjidhje edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja, në rast se vazhdohet me kërkesa të karakterit të njëjtë, të panegociueshme. Në vizitën e tij, ambasadori amerikan Filip Kosnet, u bëri thirrje forcave politike nga selia e LDK-së që ta formojnë sa më shpejt qeverinë, ndërkohë që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se zgjidhjen e ka Vetëvendosja. Megjithatë, mbetet ende në pikëpyetje zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë./Fjala.al

 

Të fundit

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Lajme të tjera

Web TV