Koloreto Cukali: Beteja me Anti-shpifjen vijon në Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali thekson se paketa anti-shpifje do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese sapo ajo të krijohet.

Në një intervistë për Gazetën ‘Fjala’, Cukali shpjegon se anti-shpifja nuk është për të zgjidhur problemet e medias, por vetëm për ta vënë nën kontroll atë.

Duke mos besuar se Parlamenti do ta rishikojë ligjin anti-shpifje për të marrë në konsideratë edhe dekretin e presidentit Ilir Meta, Cukali thekson se ligji anti-shpifje do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.

Intervistoi: Bardhi Quku

 Z. Cukali, si drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, çfarë pritet të ndodhë tani e tutje me ligjin Anti-shpifje kur presidenti e ka kthyer për shqyrtim në Kuvend pasi ka gjetur shkelje të rënda, ndërkohë që qeveria kërkon ta miratojë me forcën e kartonëve?

Duke qenë se qëllimi i ligjit të AMA-s, gabimisht të konsideruar anti-shpifje, nuk është për të zgjidhur një hall konkret por për të vënë nën kontroll median online pritshmëria që Parlamenti të reagojë në mënyrë konstruktive ndaj vërejtjeve të Presidentit është e vogël. Në rast se kjo ndodh dhe Parlamenti e rivoton ligjin, ne do ta ankimojmë atë në Gjykatë Kushtetuese.

Cili do të jetë reagimi i gazetarëve kur ligji pritet të miratohet brenda këtij muaji dhe a ka ndonjë mekanizëm përmes institucioneve ndërkombëtare për ta bërë të ‘pazbatueshëm’ këtë ligj ?

Reagimi i gazetarëve do jetë duke u bashkuar në një iniciativë vetërregulluese. Mekanizmi do të vijë nga vetë mediat shqiptare. Këshilli i Medias ka kohë që përgatit një platformë vetërregullimi të cilën do ta lançojmë javën e parë të shkurtit.

Ne do të krijojmë Aleancën e Mediave Etike, një aleancë kjo e një grupi mediash të përgjegjshme që do të zotohet për të respektuar Kodin e Gazetarit dhe do të zgjedhin vetë një Bord Etike me integritet, jo një Këshill Ankesash si ai i AMA-s që e zgjedh zyra e Propagandës e Kryeministrit.

Lexo edhe :  PD çel sot fushatën/ Salianji mesazh qytetarëve: Ejani në shesh, jam dhe unë aty

Qytetarët do të mund të ankohen për problemet me median në këtë Bord, Bordi do të japë zgjidhje për ankesat dhe mediat anëtare zotohen që do t’i njohin vendimet e Bordit. Duhet theksuar që problemet e mëdha të medias si konflikti i interesit i pronarëve, financimi i errët, deri dhe gjobëvënia, i takojnë prokurorisë shqiptare dhe jo vetërregullimit. Ato nuk i zgjidh as ligji i AMA-s i kthyer nga Presidenti.

Si mendoni, a është e sinqertë protesta e gazetarëve ndaj paketës anti-shpifje, kur gazetarët dhe mediat kanë mundësi që të bojkotojnë të gjitha aktivitetet e kryeministrit Rama dhe të mos transmetojnë asnjë deklaratë për mediat të mazhorancës, deri në tërheqjen e tij nga ky ligj?

Duhet të dallojmë gazetarët nga pronarët e medias. Ata që vendosin të shërbejnë si shumëfishues i propagandës së Kryeministrit i cili është çdo ditë në TV në 3-çerekun e lajmeve, janë pronarët, e jo gazetarët. Ndaj them që problemi i medias nuk janë gazetarët por pronarët.

A mendoni se duhet të ketë një lëvizje të tillë dhe a do të munden mediat t’i bojkotojnë aktivitetet propagandistike të kryeministrit deri në tërheqjen e tij nga ligji “Anti-shpifje”?

Kjo do të ishte shumë e mirë. Por, të mos harrojmë që së pari vendimet e tilla në shumicën e rasteve janë në dorë të pronarëve. Së dyti, ky është një veprim sindikal dhe gazetarët shqiptarë kanë shoqata, por jo Sindikatë të mirëfilltë. Pa sindikatë, ata do jenë gjithmonë të pambrojtur dhe mjetet e protestës së tyre si kjo që propozoni ju do jenë të pamjaftueshme./Fjala.al/

Lexo edhe: 

Të fundit

“Vjedhja e votës, krim i rëndë”/ Çupi: Sa të jetë Berisha vota është e rrezikuar

Kjo e hënë regjistroi ngjarjen e parë me sfond kriminal në fushatën zgjedhore. Një mbështetës i Partisë Demokratike u...

Në Ballkan, birra më e shtrenjtë pihet në Shqipëri

Numbeo, platforma e njohur e të dhënave krahasuese, ka publikuar së fundmi informacion në lidhje me çmimin e birrës së importuar për disa shtete...

Çupi: Berisha tentoi të bombardojë ambasadën e SHBA!

Analisti Frrok Çupi thotë se se Shqipëria është i vetmi vend në botën e përparuar që ka vrasës në politikë, duke iu referuar kryedemokratit...

Aksident i rëndë ajror në Nju Jork, ish-futbollistja ndërron jetë së bashku me familjen

Një ish-futbolliste ka vdekur së bashku me anëtarët e familjes së saj pas një aksidenti ajror në Nju Jork. Mitsubishi MU-2B me dy motorë u rrëzua...

A marrin leje në SPAK gazetarët për publikimin e lajmeve? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Një deklaratë e pazakontë nga prokurori Bledar Maksuti ndezi debat për lirinë e medias dhe kufijtë e raportimit hetimor. Gjatë një seance të hapur...

Lajme të tjera

Web TV