Anti-shpifja/ Elvin Luku: Qeveria po ‘vret’ vetë-rregullimin e medias  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Qendrës Media Look, Elvin Luku e cilëson ligjin Anti-shpifje si një përpjekje të qeverisë për të ‘vrarë’ vetë-rregullimin e medias.

Duke renditur argumentet ndaj ligjit Anti-shpifje, Luku shpjegon për gazetën ‘Fjala’ se ligji nuk e lufton shpifjen dhe lajmet e rreme.

Madje, sipas tij, fabrikuesi më i madh i lajmeve të rreme është politika e të dyja krahëve. Ndërsa shton se iniciativa e qeverisë për vetë-rregulluar median është një ‘vrasje’ e medias përmes ligjit. Ndërkohë që ky proces duhet të kryhet nga vetë aktorët dhe ekspertët e fushës.

Intervistoi: Bardhi Quku

Z. Luku, si drejtues i Qendrës MediaLook, çfarë pritet të ndodhë tani e tutje me ligjin Anti-shpifje kur presidenti e ka kthyer për shqyrtim në Kuvend pasi ka gjetur shkelje të rënda, ndërkohë që qeveria kërkon ta miratojë me forcën e kartonëve?

Qëndrimi i Presidentit të Republikës për të kthyer në Kuvend të ashtuquajturin draft Antishpifje ishte diçka e pritshme. Nga ana tjetër, pavarësisht problematikave shumë të mëdha që përmban ky draft, pritshmëria është që qeveria do ta miratojë atë në versionin aktual, pa ndryshime.

Ironia qëndron në faktin se kreu i qeverisë gënjen kur thotë se “draftet janë miratuar në përputhje 100%  me rekomandimet e OSBE-së, në një kohë kur vetë kreu i OSBE-së për çështjet e medias pohon se nevojiten ende përmirësime të këtyre drafteve.

E vërteta është që versioni i miratuar në Kuvend ka dallime thelbësore me ato të OSBE-së.

E para, për faktin që Këshilli i Ankesave pranë AMA-s merr një vendim në formën e titullit ekzekutiv duke marrë kompetencat e gjykatës, ndërkohë që raporti i OSBE-së nënvizon qartësisht se vendimi final duhet të merret vetëm nga gjykata.

E dyta, sa i takon parimit të proporcionalitetit, që kërkohet me ngulm nga OSBE-sa, dhe që nënkupton se masat ndëshkuese nuk duhet të jenë fikse por në përputhje me ndikimin mediatik dhe të ardhurat financiare që kjo media online gjeneron, as ky rekomandim nuk është respektuar. Ndryshimi i vetëm është se gjatë diskutimeve është shtuar një fjali, sipas të cilës kjo gjë duhet rregulluar me akte nënligjore të cilat ne nuk i kemi, në një kohë kur OSBE e kërkon në ligj.

E treta, ligji nuk e lufton shpifjen dhe fake news. Madje ligji, fabrikuesin më të madh të lajmeve të rreme, ose propagandës, që është politika e të dyja krahëve e përjashton.

E katërta, Qeveria pretendon se ligji ka si synim kryesor nxitjen e vetërregullimit që është budallallëku më i madh që mund të shkruhet ndonjëherë e bardha në të zezë. Që në momentin që ti miraton një ligj për rregullim të medias e ke “vrarë” vetërregullimin si proces që duhet të kryhet nga vetë aktorët dhe ekspertët e fushës.

Cili do të jetë reagimi i gazetarëve kur ligji pritet të miratohet brenda këtij muaji dhe a ka ndonjë mekanizëm përmes institucioneve ndërkombëtare për ta bërë të ‘pazbatueshëm’ këtë ligj? A do ketë një apelim të këtij ligji nga në Gjykatën Kushtetuese, kur të krijohet ajo?

 Në fakt, një punë e mirë që është bërë nga një grup organizatash ka qenë fakti që ka ndërgjegjësuar komunitetin ndërkombëtar dhe OJF-të më të mëdha, ndër të cilët dhe Reporterët pa Kufij, Federatën Evropiane dhe Botërore të Gazetarëve, etj., dhe institucionet e BE-së, KiE-s dhe deri diku është ushtruar një “presion” pozitiv ndaj OSBE-së.

Lexo edhe :  Gazmend Bardhi: Qeveria e mbytur në korrupsion

Natyrisht që pritshmëria është që draftet të miratohen dhe organizatat do të vijojnë një qëndresë kundër drafteve duke përdorur qoftë hapësirat mediatike, qoftë informimin e organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare. Natyrisht që opsioni tjetër do të jetë dhe rruga ligjore dhe dërgimi i këtyre drafteve në gjykatën kushtetuese.

 Si mendoni, a është e sinqertë protesta e gazetarëve ndaj paketës anti-shpifje, kur gazetarët dhe mediat kanë mundësi që të bojkotojnë të gjitha aktivitetet e kryeministrit Rama dhe të mos transmetojnë asnjë deklaratë për mediat të mazhorancës, deri në tërheqjen e tij nga ky ligj?

E sinqertë është protesta e atyre organizatave mediatike dhe atyre gazetarëve që i kanë bërë një oponencë të fortë draft-ligjeve që në fillimet e tyre.

Gjatë rrugës ka pasur përpjekje qoftë të politikës dhe të disa organizatave për protagonizëm apo dhe kapitalizim të këtyre aktiviteteve, pse jo, dikush edhe për të përfituar diçka.

Por unë problemin kryesor e shoh që ka një distancë mes gazetarëve dhe organizatave mediatike, distancë kjo që vjen së pari, për shkak se një numër OJF-sh ndër vite kanë përdorur gazetarët për të përfituar fonde e projekte, dhe, së dyti, sepse gazetarët hezitojnë të dalin në qëndrime publike për shkak të frikës për vendin e tyre të punës, në kushtet e një centralizimi pronësor mediatik, mungesës së kontratave të rregullta dhe mosrespektimit të kodit të punës.

Ashtu sikurse ju thoni, TV-të që tani mund të bojkotojnë aktivitetet duke ushtruar një lloj presioni të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë. Problemi qëndron se Televizionet e mëdha nuk janë me gazetarët por me qeverinë.

E para, për shkak të interesave politiko-ekonomike që aksionerët e tyre ndajnë me pushtetin në nivel qendror e lokal dhe së dyti, sepse televizioneve nuk iu intereson fuqizimi i medias online. Televizioni klasik po e ndjen se gradualisht po humbet monopolin e informimit pasi qytetarët po informohen gjithnjë e më shumë nga raportimet e mediave online.

Por ajo që qeveria dhe drejtuesit e këtyre televizioneve nuk kuptojnë dhe është se “propaganda absolute në media nuk vret vetëm median por dhe PR-in, sepse sa më shumë bie besueshmëria e publikut ndaj mediave vizive, në të njëjtën kohë “vritet” dhe efektiviteti i PR-it, pasi humbet mjetin e tij më të madh të propagandës që është televizioni.

A mendoni se duhet të ketë një lëvizje të tillë dhe a do të munden mediat t’i bojkotojnë aktivitetet propagandistike të kryeministrit deri në tërheqjen e tij nga ligji ‘Anti-shpifje’?

 Nuk do te ketë asnjë lëvizje të tillë për sa kohë që mediat janë të kontrolluar nga një individ apo një familje. Centralizimi i strukturës pronësore, që e koncepton median si një biznes personal dhe jo edhe si një të mirë publike, është dhe një nga pengesat kryesore edhe të vetërregullimit./Fjala.al/

Të fundit

Prindërit regjistruan katër dele në shkollë për të parandaluar mbylljen e saj

Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle...

Çfarë mund të bëjë modeli i ri i Inteligjencës Artificiale?

OpenAI ka prezantuar një version të ri – me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si të njeriut – të teknologjisë...

Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

Nga Eduard Zaloshnja Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë...

“Tirana kryeqyteti digjital i Europës”/ Veliaj pret CEO-n e AADF: Dy projekte të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau...

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe më të kërkuar në treg. Këngëtari...

Lajme të tjera

Web TV