Kontrollet nga policia rrugore, rritje sigurie apo mbushje arke me gjoba!?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa javësh policia rrugore është lëshuar kundër përdoruesve të rrugës duke ndëshkuar me gjoba të majme e deri në heqje patente qytetarët. Ndonëse policia vazhdon të propagandojë faktin se po dalin në rrugë për çështje sigurie, ata në fakt vetëm vënë gjoba. Aksidentet janë shtuar e po ashtu edhe ndëshkimi i padrejtë dhe selektiv i qytetarëve.

Një qytetar i tha gazetares “Fjala” se ishte ndëshkuar me pa të drejtë pasditen e djeshme në rrugën Tiranë-Durrës! Duke qenë se ishte emigrant ai nuk ka patur mundësi të vijojë betejën gjyqësore por tha: Iu dhashë 1000 lekë të mbyllja punë e të ikja në vendin ku jetoj, por nëse do isha në Shqipëri do të shkoja në Gjykatë. Ata janë thjesht një bandë gjobëvënësish”!

Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për 20 ndëshkime vetëm në këtë aks rrugor. Madje policia i thotë edhe me shifra ku sipas saj Radari ka kapur mjete që udhëtonin deri në 191 km në orë.

Por a duhet policia të jetë në rrugë veç natën për sigurinë rrugore dhe jetën e njerëzve?

Policia rrugore pretendon se natën shoferët ecin me shpejtësi shumë të lartë. Në fakt janë të rralla aksidentet me pasoja të rënda që bëhen orëve të natës, pasi ato ndodhin ditën dhe rrallë ndodhin në aksin që ka hyrë policia për të vjelur gjobat. Sipas të dhënave të fundit, bëhet me dije se numri i personave që kanë pësuar ndëshkime të rënda është i madh e po ashtu edhe numri i padive që janë regjistruar në Gjykatën Administrative. /Fjala.al/

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV