Përse kemi frikë?! Njihuni me tri kategoritë e ‘frikacakëve’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frika është një nga emocionet më të forta dhe sigurisht parësore. Mendohet se disa frika evolucionare janë të ndërlikuara në trurin tonë, por ne gjithashtu mund të zhvillojmë frikëra të reja gjatë gjithë jetës sonë.

Që fëmijë  merret parasysh ajo që i bën prindërit të kenë ankth, dhe mund të mësohet gjithashtu frika nga disa gjëra që lidhen  përvojat negative. Përkundër kësaj, shumica prej njerëzve janë në gjendje të injorojnë frikën kur është e qartë se nuk është në ndonjë rrezik të menjëhershëm.

Sidoqoftë, njerëzit me fobi kanë një reagim të tepruar ndaj frikës, që shkakton shqetësime fizike dhe psikologjike.

Hulumtuesit e nocionit të frikës dhe të një sërë shkaqesh që çojnë te frika e kanë ndarë në tre grupe këtë dukuri njerëzore: Agorafobia, fobia sociale dhe fobia specifike.

-Agorafobia përgjithësisht përmendet si frika nga mjedise të hapura, por vlen për frikën e çdo situate nga e cila është e vështirë të shpëtosh ose ku ndihma nuk do të ishte e disponueshme nëse diçka do të shkonte keq.

-Fobia sociale është frika e fortë nga bashkëveprimi me njerëzit ose performancat,

-Fobitë specifike janë frikëra në një situatë, aktivitet apo nga një lloj sendi të veçantë.

Këto frikëra irracionale mund të shkaktojnë probleme të mëdha në jetën e përditshme; dikush me akrofobi (një frikë ekstreme nga lartësitë) mund të përjetojë një sulm paniku thjesht duke u përpjekur të shëtisë nëpër një urë.

Në varësi të shkaktarëve të fobisë së tyre, personat që vuajnë shpesh bëjnë të pamundurën për të shmangur situatat që mund të ndikojnë tek ata.

Shkaku i fobisë nuk është gjithmonë i qartë, por shumë raste lidhen me përjetimin të qenit dëshmitarë të një ngjarje traumatike. Për shembull, dikush mund të zhvillojë cynofobi (frika e qenve) pasi të jetë kafshuar.

Lexo edhe :  600 vende në administratë dhe institucione publike/ Rama thirrje të rinjve të aplikojnë

Por pavarësisht nëse shkaktari është racional ose irracional, sapo  truri regjistron një stimul të frikshëm aktivizon reagimin ‘lufto ose mbathja’, duke e përgatitur kështu trupin për një veprim të shpejtë dhe shpëtues! /Fjala.al/

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV