“Po verifikohen 15 kryebashkiakë të PS-së, së shpejti publikohen emrat”

“Do të publikohen të tjerë emra kryebashkiakësh që kanë probleme me drejtësinë”, ky është paralajmërimi që bëri sonte nga Korça, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Demokrati tha se PD-ja ka një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të Edi Ramës të emëruar në më mënyre ilegjitime më 30 qershor në bashkitë e vendit.

“Janë ne proces verifikimi te paktën 15 kandidate të Partisë Socialiste që janë emëruar si kryebashkiake ne 30 Qershor nga Edi Rama”, ka deklaroi Bardhi.

I pyetur për tryezën katërpolare, nëse do të sjellë atë që kanë kërkuar gjatë këtyre viteve të fundit, Bardhi bëri të ditur se opozita është e pranishme, pasi Reforma Zgjedhore është kusht i Bundestagut për integrimin e Shqipërisë në BE. /Fjala.al