Tragjedia, dy aktorët humbin jetën teksa xhironin mbi një urë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kinematografinë botërore. Dy aktorë ranë nga një urë dhe vdiqën ndërsa punonin për serialin televiziv meksikan “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta),  bën me dije rrjeti meksikan Televisa. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte kur Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke provuar një skenë. “Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne iu dërgojmë ngushëllimet tona”, u tha në deklaratën që lëshoi rrjeti televiziv.

Producentët e shfaqjes ishin duke punuar me autoritetet e qytetit të Meksikës, duke mos dhënë detaje të tjera rreth vendndodhjes së saktë të incidentit.

Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke filmuar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad”. Shfaqja, me protagonist aktorin Alex Perea, doli premierë në vitin 2018 dhe tregon historinë e një hakeri të ri ndërsa ai ndihmon viktimat e krimit, sulmit në internet dhe korrupsionit.

Përveç rolit të tij në shfaqjen e Televisës, Navarro Sánchez së fundmi u shfaq në filmin “Monarca” të Netflix. Rivera ishte pjesë e kastit të serialit televiziv popullor të Telemundo “El Señor de los Cielos”. Ngjarja ka bërë bujë në të gjithë botën, pasi është ndër rastet e rralla që ndodh një tragjedi e tillë teksa aktorët janë dukë xhiruar. /Fjala.al/