Veteranët e Luftës marrin 2. 8 milionë euro, ja kush përfitoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka paguar në vitin 2019 rreth 2. 8 milionë euro për Veteranët e Luftës. Bëhet fjalë për transferta nga buxheti i shtetit me përshkrimin për pagesa “Transferim për Kompensim Suplementar Veteranët e Luftës”.  Referuar pagesave të thesarit mësohet se në vitin 2019, janë bërë katër transaksione me vlerë 345 000 000 lekë ose rreth 2.8 milionë euro, me përshkrimin për pagesa Transferim për Kompensim Suplementar Veteranët e Luftës.

Veteranë të Luftës së II botërore njohur në vend si lufta Nacional Çlirimtare janë trajtuar me pensione suplementare prej shtatë dekadash që me përfundimin e luftës. Listat e Veteranëve të mbetur gjallë janë bërë shpesh pjesë e debateve mbi vërtetësinë e tyre. Open Data Albania zbardhi pagesat nga buxheti dhe sipas të dhënave mësohet se taksapaguesit shqiptar vijojnë të paguajnë këtë skemë Suplement. Dhe ndërsa viti 2019 ka shënuar shpenzime në vlerën 2.8 milion Euro të shpërndarë në katër transaksione, Viti 2020 ka filluar me një transaksion të vetëm por më i madh në vlerë se totali i katër transheve të bëra në 2019. Në datën 10 Janar ka kaluar në llogarinë përkatëse të thesarit të shtetit një pagesë me vlerë prej 470 000 000 lekë ose 3.8 milion Euro

Në korrik të vitit 2015 qeveria shqiptare vendosi që të rrisë pagesën për veteranët e luftës. Lajmi në atë kohë u bë i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjatë një deklarate për mediat. Qeveria vendosi rritjen me 16 për qind të pagesës për ish-luftëtarët.

“Sot u mor një vendim shumë i rëndësishëm, që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 6,600 veteranët e luftës. Që prej vitit 2007, pra 8 vite më parë, pavarësisht luhatjeve të inflacionit, pensioni i veteranëve ishte i pandryshuar. Rezultoi në ulje reale të pensionit. Qeveria vendos të çojë në vend dinjitet e atyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, duke rritur pensionin e plotë 6,600 veteranëve, në masën 16%”, theksoi ministri Klosi në daljen e tij për mediat pesë vite më parë. /Fjala.al/

Të fundit

U gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit, 23-vjeçari dyshohet se është vrarë

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pranë Liqenit të...

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz – më shumë se kurrë më parë. Krahasuar me vitin e kaluar,...

Mat/ Babai e denoncoi të zhdukur, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit!

Një 23-vjeçar është gjetur sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Ka qenë babai i tij që ka bërë kallëzim në polici mbrëmjen e...

Tragjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni i anijes që dha jetën për të shpëtuar 2 turistë

Një 51-vjeçar, me detyrë kapiten i një anije që bënte guidë turistike në liqenin e Shkodrës, është mbytur në tentativë për të shpëtuar dy...

Lufta në Ukrainë, Trump kritikon Presidentin Putin: Flet budallallëqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin të martën se flet “budallallëqe” për Ukrainën, dhe është zotuar se...

Lajme të tjera

Web TV