Ylli Manjani: Kjo marrëveshje do të arnojë jorganin e vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një viti të gjatë krize, partitë politike kanë firmosur një marrëveshje garancie për realizimin e reformës zgjedhore. Sa premtuese është kjo tryezë për zgjidhjen e krizës, garantimin e zgjedhjeve demokratike dhe a do të imponojë zgjedhje të parakohshme?

Në një analizë më të thelluar ndaj marrëveshjes së garancisë për realizimin e reformës zgjedhore, flet për gazeta “Fjala” ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

 Këtë javë është arritur një marrëveshje politike për reformën zgjedhore. Sa premtuese e shihni këtë marrëveshje për gjetjen e mekanizmave që do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme?

Nuk e di a mund të quhet marrëveshje ulja në tavolinë e Damianit, Rudinës, Oerdit dhe Petritit, me thënë të drejtën. Aq më tepër që nuk kam parë ndonjë tekst të shkruar se përse kanë rënë dakord.

Fakt është që 2 muaj më parë, në një tryezë të thirrur nga OSBE-ja, partitë u ulën për të filluar reformën zgjedhore. Reformë i thënçin, por le të themi arnat e radhës në Kodin Zgjedhor. Ndaj, nuk kishte përse të shitej lajm që 4 vetë, pa ndonjë mandat politik të qartë, u takuan te Pallati i Kongreseve, kur në tryezën e reformës opozita kishte kohë që ishte ulur.

Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, a do të sigurojë kjo ulje në tavolinë zgjedhje të lira, sigurisht që JO!

Zgjedhjet të bëhen si gjithmonë me të njëjtin stil e mjedis, ku kush ka pare blen vota, kush mundet, vjedh vota e ku sistemi elektoral është hajduti më i madh i votave të njerëzve.

Ekspertë nga shoqëria civile janë angazhuar për këtë reformë, duke sjellë propozime konkrete si për ndryshimin e Kodit aktual Zgjedhor, por edhe diskutimin për ndryshimin e sistemit. Po për këtë çështje një nismë e iniciuar nga lëvizja “Thurje” ka mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit, si një garanci për përfaqësim demokratik. Çfarë do të ndodhë me këto propozime?

Me sa di, nisma e “Thurjes” për referendum kërkon ndryshimin e sistemit. Siç ju thashë, sistemi elektoral është hajduti më i madh i votës së shqiptarëve. Ndaj, ky sistem duhet zhdukur nga qarkullimi. Bashkohem me “Thurjen” tek ideja e proporcionalit kombëtar. Nuk jam shumë i bindur te listat e hapura.

Lexo edhe :  20 mln euro për modernizimin e fermave, 50% grant për aplikuesit deri më 30 shtator

Ndërsa se çfarë do të ndodhë me nismën për referendum, s’di t’jua them, por nuk më duket se ka ndonjë shans mbajtja e çdo lloj referendumi në këto kohë, pa Gjykatën Kushtetuese prezente.

A ka shpresë që palët politike t’i marrin parasysh sugjerimet e ekspertëve të çështjeve zgjedhore të shoqërisë civile apo do të përfundojmë sërish për të disatën herë në një marrëveshje të mbyllura, ku llogariten vetëm përfitimet politike, kryesisht nga dy palët kryesore?

Partitë do të marrin aq sa u intereson nga ekspertët. Plus që partitë kanë angazhuar burime shumë të mira ekspertize që i kanë të vetat. Thelbi nuk është kjo, por çfarë duan të bëjnë. Mendoj se do arnojnë një jorgan të grisur dhe kaq. Askush nuk ka mendje të qepë një jorgan të ri që të mbulojë të drejtën e zgjedhjes së njerëzve. Do të mjaftohen me arnat që të ruajnë të drejtën e partive…

A do të garantojë një marrëveshje e tillë edhe daljen nga kriza politike ku vendi është futur që prej një viti? Sa shanse ka që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe nëse po, sipas jush, cilët janë mekanizmat që do të garantonin votën e lirë dhe rezultati të pranohej nga të gjitha palët?

Zgjedhjet e parakohshme kam idenë se askush nuk e di nëse do të bëhen apo jo. As vetë Rama, që i ka në dorë ato zgjedhje, nuk e di më do të shkojë apo jo në zgjedhje.

Shqipëria ka një vit që dergjet për një palë zgjedhje dhe nuk ia dha, ndaj s’e besoj se për të njëjtat arsye të vitit që shkoi të kemi zgjedhje. Nëse merret ai vendim, do të jetë për rrethana rastësore.

Ndoshta mund të mjaftohen me ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore. Ndoshta… nuk e di! Askush nuk e di.

Lexo edhe:

Kristaq Kume: Reforma zgjedhore duhet të prekë burimin e krizës politike

 

Të fundit

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Lajme të tjera

Web TV