Atentati në Vlorë/Shënjestra në koma në Spitalin Ushtarak, 11 të shoqëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niko Çepaj, i mbijetuari i pritës fatale që ndodhi mbrëmë në Vlorë gjendet në Spitalin Ushtarak që prej orëve të vona të së djeshmes. Sipas të dhënave të mjekëve ai ka marrë pesë plumba, ku më fatali është ai në kokë.

Mjekët kanë punuar përgjatë gjithë natës për ta mbajtur në parametra jetësor 36-vjeçarin, por mësohet se ka edhe 4 plumba të tjerë në trup, një në legen e tre në shpinë, ç`ka do të thotë se plumbat i ka marrë nga pas.

Policia pretendon se e ka bërë kryerjen e vendit të ngjarjes si duhet dukë bërë me dije se janë qëlluar mbi Niko Çetajn plot 15 plumba, plumba që kapën edhe kunatin e tij, vëllanë e gruas.

Shënjestra e atentatit mësohet se ka marrë mbiemrin e gruas e për pasojë edhe njihet me këtë mbiemër që kur u arrestua për plagosjen e mikut të tij dhe të shokëve të tij.

Sherri i para dy viteve kur u plagos Erlado (Roland) Danaj nisi për trafikun e drogës, ndonëse policia nuk bëri me dije asnjëherë shkakun real, ashtu siç nuk dihet se si mundi të dilte nga burgu i plagosuri i mbrëmshëm.

Policia e Vlorës bën me dije se ka shoqëruar me dhjetëra persona, konkretisht familjar të të gjitha palëve që janë në konflikt që prej 2018-s. Mësohet se janë pyetur edhe njerëzit Danajt, miqtë dhe të afërmit por ende nuk ka asnjë person të ndaluar! /Fjala.al/

Të fundit

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Lajme të tjera

Web TV