Bayern shkatërron Hertha-n, bën poker golash në 24 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munich ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj skuadrës së Hertha Berlin në ndeshjen e javës së 18-të të Bundesligës.

Pjesa e parë e lojës u duk shumë e qetë duke u mbyllur me barazimin bardhë 0-0, ndonëse rastet ishin të shumta nga kampionët aktual të Gjermanisë.

Duhej të vinte minuta e 60-të e lojës që Thomas Muller të fillonte golat për Munchin, me anë të një asisti të marrë nga Ivan Perisic.

Më pas ishte ylli i kampionëve Robert Lewandowski që shënoi nga penalltia në minutën e 73’, ndërsa dy minuta më vonë Bayern bëri tripletë me golin e Thiago Alcantara me një asistim të Leon Goretzkas.


Ndërsa minuat e 84-t e lojë do të ndryshonte rolin e sulmuesit kroat,i cili kaloi nga asistues në golashënues dhe arriti që të bënte poker për bavarezët.

Me rezultatin e arrirë ditën e sotme, Bayern ngrihet në vendin e dytë të kategorisë me 36 pikë dhe katër pikë më pak nga pozicioni i parë që mbahet nga Leipzig. Në javën e 19-të të kampionatit kampionët e Gjermanisë do të kenë përballë Schalke 04, e cila momentalisht ndodhet në vendin e pestë të Bundesligës./Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV