Berlin/ Konferenca për Libinë: Marrëveshje unanime për zgjidhje politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas katër orësh ka përfunduar me një marrëveshje për armëpushim në Libi dhe monitorim të tij, konferenca e nivelit të lartë e thirrur në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel, nën kujdesin e OKB, e përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm Antonio Guterrez.

11 udhëheqës të vendeve kryesore të përfshira në konfliktin në Libi u mblodhën  në Berlin, për të vendosur paqen në këtë vend. Synimi ishte që të bindeshin

Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, që të nxisin palët ndërluftuese të pranonin një armëpushim të qëndrueshëm në Tripoli, ku qeveria e mirëkuptimit, e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, e që drejtohet nga Fayez al-Sarraj, prej muajit prill sulmohet nga forcat e marshallit Kalifa Haftar, që njihet si njeriu i fortë i Libisë Lindore.

Të dy udhëheqësit libianë ishin të pranishëm në konferencë por qëndruan në ambiente të ndara në kancelarinë gjermane, aty ku u mbajt takimi i nivelit të lartë.

Kancelarja Merkel ka diskutuar veçmas me të dy protagonistët libianë.

“Sarraj dhe Haftar kanë rënë dakord për krijimin e një komiteti ushtarak, që do jetë baza për të garantuar një armëpushim të përhershëm në Libi”, tha kancelarja Merkel në mbyllje të konferencës për Libinë në Berlin.

“Të gjithë janë dakord: kemi nevojë për një zgjidhje politike e nuk ka asnjë mundësi për një zgjidhje ushtarake”, ka shtuar ajo, duke saktësuar se “dëshirojmë të respektojmë embargon e armëve me më shumë kontrolle”.

Në dokumentin e dakordësuar thuhet se të gjithë aktorët, përfshi komunitetin ndërkombëtar, u impenjuan për të shmangur pazarllëqet.

Një ditë të mrekullueshme, e vlerësoi i dërguari special i OKB në Libi, Gasem Salamè, me urimin që zbatimi i marrëveshjes të nisë që të nesërmen.

Lexo edhe :  Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Dokumenti i miratuar synon që t’i jepet fund ndërhyrjeve të shumta të huaja në Libi, ku përplasjet ushqehen nga oreksi për rezervat e mëdha të naftës që ka vendi, nga rivalitetet politike në rajon, dhe lojrat për influencë.

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se të dy palët, Sarraj dhe Haftar u impenjuan për të arritur një marrëveshje mbi puset e naftës, më i madhi, ai i Sharara, është bllokuar nga një grup i armatosur i  gjeneralit Kalifa Haftar.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV