Nëse nuk gjejmë dot punë në Tokë, tashmë në ndihmë do na vijë Marsi. Mbase kjo ndihmë do na afrohet pas 30 vitesh nëpërmjet në mundësie që sërish na e jep Toka. Janë planifikuar thuajse të gjitha detajet e punësimit.
Thuhet se nuk ka nevoje për CV, por do të ketë nevojë për para, pasi rruga është e kushtueshme. Elon Musk është sipërmarrësi i cili mendon se rreth 1 milion njerëz do të mund t`i dërgojë në mars për t`i punësuar.
Shefi i SpaceX, i cili planifikon popullimin e këtij planeti pretendon se “do të jepen kredi për ata të cilët nuk e përballojnë dot një udhëtim të tillë”!
Përmes një postimi në Twitter, Musk shprehet se do t’i duhet të ndërtojë më shumë anije hapësinore në qoftë se një numër i tillë njerëzish do të dërgohet për në Planetin e Kuq.
Sipas tij, rreth 100 anije- të mjaftueshme për transportimin e 1 milion njerëzve- do të mund të ndërtohen për një periudhë 10-vjeçare.
Problemi, është se nuk mund të niseni me anije kozmike për në Mars në çdo kohë që dëshironi. Përkundrazi, mund të filloni vetëm çdo 26 muaj, kur orbitat e Tokës dhe Marsit janë ideale për të zvogëluar sasinë e kohës që duhet për të bërë udhëtimin.
Në ato periudha kur orbitat janë ideale, Musk parashikon të nis një anije kozmike për një periudhë 30-ditore me qëllim dërgimin e njerëzve që mund të shkojnë në Mars. “Do të ketë shumë vende pune në Mars!”, vijon Musk, ndërsa shprehet se: “Starship, nëse realizohet ashtu siç është menduar, do të jetë sistemi më i fuqishëm i lançuar ndonjëherë. Në çdo lëshim, këto anije mund të mbajnë më shumë se 100 tonë peshë, dhe mund t`i transportojnë pa vështirësi 100 persona”! /Fjala.al/