Dorëzohet Irani/ Gati të dërgojë kutitë e zeza të avionit në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tensioneve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, si dhe rrëzimit të avionit ukrainas, Irani është dorëzuar përpara presionit të Perëndimit.

Teherani ka vendosur që të dërgojë në Ukrainë kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u godit nga ushtria iraniane këtë muaj.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, “Tasnim”, kutitë do të ekzaminohen në Kiev nga ekspertë francezë, kanadezë e nga Shtetet e Bashkuara.

Incidenti i 8 janarit shkaktoi vdekjen e të 176 personave që ndodheshin në avion.

Falë ekspertizës franceze, kanadeze dhe amerikane do të përpiqemi të lexojmë të dhënat e regjistruara të fluturimit në Ukrainë”, tha Hassan Rezaifar, drejtori përgjegjës për hetimin e aksidenteve në Autoritetit iranian të Aviacionit Civil.

Pesëdhjetë e shtatë nga pasagjerët që humbën jetën ishin kanadezë.

Kryeministri Justin Trudeau, i cili ka bërë presion për një hetim të plotë të incidentit, tha të premten se Irani duhet t’i dërgojë kutitë e zeza në Francë për shqyrtim.

Nga ana tjetër, Franca është një nga vendet e pakta me aftësinë për të lexuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe kabinës së avionit.

Të fundit

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”,...

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Specialistët...

Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës as në përpjekjen e fundit, në seancën që u thirr për ora 22:00. Sërish u tentua të votohet komisioni për...

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që ka bërë që Holanda...

Lajme të tjera

Web TV