Imobile kalon Levandovskin për Këpucën e Artë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 4 gola më shumë se Levandovski, 5 më shumë se Timo Verder dhe 6 më tepër sesa bomberi i Lester Siti, Xhejmi Vardi. Forma fantastike e Çiro Imobile vazhdoi edhe këtë fundjavë në kampionatin italian të futbollit, aq sa sulmuesi i Lacios merr përkohësisht dhe kryesimin në garën për Këpucën e Artë.

Messi e Cristiano Ronaldo janë aktualisht shumë më prapa sulmuesit italian ndërsa koefiçentë e kampionateve mes tyre janë të njëjtët. Kështu Imobile shpreson se do të rrëmbejë me këtë ritëm trofeun prestigjioz dhe do të thyejë gjithashtu rekordin e golave në serinë A në një sezon të vetëm, që mbahet nga Higuain me 36 të tillë kur luante te Napoli. Imobile ka aktyualisht 23 gola në 19 ndeshje.

Lacio arriti të marrë fitoren e 11 radhazi, duke shkuar në 1 pikë më pak se vendi i dytë i Interit, në pritje të zikaltërve që impenjohen të dielën ndaj Leçe. Kryeqytetasit u imponuan 5-1 ndaj Sampdorias, falë 3 golave të Imobile dhe rrjetave të Kaisedo dhe Bastos. Porta e Lacios u prek vetëm një herë nga Keneti, një bilanc pozitiv gjithsesi për Tomas Strakoshën që ishte në lartësinë e detyrës, ashtu si thuajse çdo ndeshje këtë sezon.

Të fundit

“Vendimin për veten time se kam marrë akoma”, Rama për listat e PS: Mund të mos jem fare

Kryeministri Edi Rama tha se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e listave të...

Gripi i shpendëve/Ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit por shkakton dëm të madh ekonomik

Gripi i shpendëve është konfirmuar në një nga fermat më të mëdha të pulave në Shqipëri, duke shkaktuar masa të rrepta nga autoritetet. Mbi...

Rama paralajmëron prerje kokash në PS, kush pritet të shkojë në qeli për thika pas shpine

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë në fundjavë, duke deklaruar se Partia Socialiste do të kalojë një proces “pastrimi” të brendshëm,...

Rama për zgjedhjet: PS, partia më e vjetër në eksperiencë dhe më e reja në energji

Kryeministri Edi Rama , në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal në zgjedhjet e 11 majit dhe...

Veliaj tregon kë mbështet më 11 Maj: Unë vetë do votoj…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit Revieë në Euroneës Albania, teksa është ndalur edhe te...

Lajme të tjera

Web TV