Makina e gardianit të Shënkollit në flakë: Është e qëllimshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emri i tij ishte i përmendur në disa raporte të policisë së burgjeve teksa u ndërmorën jo pak herë shkarkime masive. Por asnjëherë nuk u përfol për ndonjë implikim të tij në burgun e Shënkollit, teksa të burgosurit jo pak herë tentuan të bënin grave dhe protesta.

Por ditën e sotme ka dalë sërish në skenë emri i Nikollë Prengës, gardianit të Shënkollit, të cilit dyshohet se iu ka bërë një gjest enkas për t`i dërguar mesazh. Policia njoftoi zyrtarisht e një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Nënë Tereza’.

Policia bën me dije se makina tip ‘Mercedes Benz’ në pronësi të Nikoll Prengës, efektiv në burgun e Shënkollit, është djegur plotësisht.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ka qenë një zjarrëvënie e qëllimshme, pasi mund të ketë lidhje me detyrën e policit. Ndërkohë efektivi Prenga teksa ka reaguar për ngjarjen, tha se dyshimet e tija i ka treguar në polici.

“Kam dyshimet e mija, i kam treguar në Polici! Mjeti ka qenë në rregull dhe nuk ka patur asnjë problem. Aktualisht  policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e zjarrit. /Fjala.al/

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV