Masakra e Reçakut/ Mjeku shqiptar trondit me dëshmitë e lëna në fletore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krahas dëshmisë nga vendi i ngjarjes në ditën e masakrës nga shefi i misionit të atëhershëm i OSBE-së, William Walker, edhe një i ri shqiptar që në kohën kur ndodhi masakra ishte vetëm 14 vjeçar posedon një mori dokumentesh që argumentojnë masakrën serbe mbi popullatën civile të Reçakut.

Gojart Bajrami, në një rrëfim për Ekonomia Online tregon se prindi i tij, tashmë i ndjerë Vezir Bajrami, ishte mjeku që hasi i pari në viktimat e Reçakut dhe bashkë me ekipin mjekësor bëri identifikimin e 45 trupave të masakruar.

Ai tregon se në dokumentet e shkruara të lëna nga prindi i tij bëhen të ditura detajet se në çfarë gjendje ishin viktimat. Pamjet sipas dorëshkrimeve të doktorit të luftës ishin tronditëse dhe të paimagjinuara.

Aty thuhet se viktimat fillimisht janë torturuar, mandej janë vrarë me armë zjarri nga afërsia për t’u masakruar me mjete të forta, si sopat, thika, bajoneta e jo çka tjetër.

“Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë edhe për neve duke pasur parasysh gjithë këto rrethana dhe mbi bazën e asaj çfarë kam dëgjuar nga prindi im unë marr të drejtën sot pas 21 vjetëve të flas pak se si kishte ndodhur kjo masakër e përshkruar detajisht nga mjeku i kësaj zone, prindi im dr. Vezir Bajrami. Gjendja e të masakruarve sipas prindit ka qenë shumë e rëndë. Fillimisht ata i kanë maltretuar me mjete të rënda, të topitura, me mjete të forta, pastaj ka ndodhur edhe vrasja e tyre. Pas vrasjes edhe masakrimi i tyre në afërsi, thotë ai”.

Prindi tregon dhe është e ditur botërisht se masakra e Reçakut është përcjell edhe me filmime dhe video. Ka pasur të masakruar pa zemër, pa kokë, kokën e rrjepur, me bajonetë, të therur me thika. Përshkrimi i plagës detale në atë kohë kujtoj se ka qenë e rëndë për prindin tim t’i përmend detajet. Unë posedoj edhe një dorëshkrim të prindit që e ka përshkruar në detaje masakrën e Reçakut, prej mëngjesit të 15 janarit deri në përfundim të saj dhe pas leximit të atij dorëshkrimi dhe gjithë atyre rrëfimeve që i kemi dëgjuar prej tij kam mbërri ta kuptoj që gjendja emocionale gjatë atyre ditëve ka qenë shumë e rëndë për prindin tim”, thotë ai.Gojarti bart me vete dorëshkrimet që babai i ndjerë i la për të dëshmuar se çfarë kishte ndodhur ditën e 15 janarit të vitit 1999.

Lexo edhe :  Qeveria merr vendimin, 15 dhe 16 maji do të jenë ditë pushimi për këto institucione

Ai tregon se ekipi mjekësor ka bërë përshkrimin detal të plagëve të secilës viktimë të masakruar dhe më pastaj është bërë një raport përfundimtar i cili në atë kohë i ishte dorëzuar ambasadorit William Walker.

Identifikimi dhe përshkrimi i saktë i plagëve të të masakruarve të masakrës së Reçakut është bërë nga ai ekip mjekësor i Zonës Operative të Nerodimës në krye me prindin tim dr. Vezir Bajrami, me motrën medicinale Mevlide Zymeri, me motrën tjetër Vlora Asllani dhe fotoreporteren e asaj kohe Nergjivane Azizi. Përshkrimin e plagëve identifikimin e kufomave e kanë bërë kjo ekip hap pas hapi dhe përshkrimin detal të plagëve që i kanë pasur të masakruarit. Më pastaj është bërë një raport përfundimtar me të gjitha plagët dhe i është dorëzuar në atë kohë ambasadorit William Walker. Secila plagë, secili i masakruar është i fotografuar dhe dokumentuar edhe me fotografi”, rrëfen tregimin djali i dr. Vezirit.

Gojarti në çantën e tij posedon dhjetëra dorëshkrime, por edhe dokumente të tjera që i ruan si dëshmi për të gjithë ata që pretendojnë që kjo masakër nuk ekziston.

Ai madje i ftoi politikanët serbë që t’i shohin këto argumente dhe gjurmë të lëna në fletore të cilat dëshmojnë masakrën që ata vet e shkaktuan.

Mesazhi për ata që nuk e besojnë dhe e quajnë trillim i ftoj që t’i shohin dokumentet origjinale të asaj kohe dhe t’i shohin fotografitë. Ndoshta mungesa e shfaqjes së një dokumenti zyrtar të asaj kohe ka munguar deri sot. Por sot e kemi rastin që atë dokument ta shohim edhe sot publikisht. Mirëpo nuk e zbeh aspak as pak faktin që masakra e Reçakut ka ndodhur dhe është quajtur me të drejtë krim kundër njerëzimit, mbi bazën e këtyre të dhënave që janë marr në teren. Mesazhi për ata që nuk e njohin realisht që e kanë kryer vet dhe kanë dashurua të humbin gjurmët e masakrës së Reçakut, realisht ftoi që të shohin të gjitha këto filmime, këto fotografi dhe gjurmë të lëna në fletore nga ajo kohë dhe përshkrimi detal i plagëve”, përfundon rrëfimin e tij Gojart Bajrami.

21 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid tronditi gjithë opinion ndërkombëtar.

Ambasadori William Walker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Madje, konsiderohet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

Të fundit

PD nis sot fushatën/ LaCivita shpërndan VIDEO-n: Kush është bufi dhe kush është miu

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në...

Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

Në ditën e parë si kancelar, kështu ka premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme...

Berisha e nis në Tiranë/ Sonte çel fushatën në sheshin “Nënë Tereza”

Sot çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu elektoral i Partisë Demokratike do të fillojë në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza. Ende nuk...

“Alarm në burgje”, avokati: Janë identifikuar 3 raste me SIDA

Avokati Saimir Visha ka deklaruarse në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me virusin HIV / AIDS apo SIDA, të cilët...

Shkëlqeu në filmin “Adoleshenca”! Ylli 15-vjeçar zbulon se nuk e sheh dot veten në serial

Seriali i Netflix, ”Adoleshenca” ka korrur në një sukses i madh duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Lajme të tjera

Web TV