Vijon të triumfojë siç vetëm ai di. ‘Viktima’ e radhës është Donald Correone. McGregor e mposhti sapo hyrë në kafaz, duke e goditur i pari. Duke treguar se sërish është ai zotëruesi i dueleve të tilla.
Kështu iu deshën vetëm 40 sekonda për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).
Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.
Që në momentin që nisi dueli McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.
Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.
Cerrone nuk e priste këtë start të furishëm të irlandezit, që dukej në formë të jashtëzakonshme dhe e meritoi fitoren.
Për McGregor ky është suksesi i 22-të në karrierë. Ai ka edhe 4 humbje, ndërsa për Cerrone kjo është humbja e 14-të, por ai ka edhe 36 fitore plus një duel pa rezultat. /Fjala.al/