Vajtja në seancën plenare më vonë se të tjerët e detyroi ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj, që të qëndronte për disa sekonda në këmbë. Ministrit i kishin marrë karrigen dhe shkak ishte bërë kolegu i tij i ri në Qeveri, Arben Ahmetaj.
Shtimi i numrit të ministrave u ka shpëtuar si detaj punonjësve, të cilët nuk kishin shtuar numrin e karrigeve. Por pas disa sekondash, të shoqëruara me habinë e Lleshajt, edhe karrigia për të erdhi.
Ndërkohë, një tjetër moment gjatë seancës së sotme të Kuvendit ishte edhe vetëpërjashtimi i deputetes së Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, nga votimi për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Në garë për kreun e ILD-së ishte Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste.
Duke qenë se kishte konflikt interesi, Gjermeni kërkoi të përjashtohej nga votimi, ndërkohë që vëllai i saj u zgjodh drejtues me 98 vota pro.
Zgjidhet kreu i ILD/ Metani, “gardiani” i prokurorëve dhe gjyqtarëve