“Mandatoni Albin Kurtin si Kryeministër”, kërkesa e VV-së për Thaçin

Mëngjesin e sotëm,  Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. VV-ja ka propozuar kryetarin e saj Albin Kurti për mandatar të Qeverisë.

Kërkesa për mandatimin Kurtit vijën pavarësisht se negociatat ndërmjet VV-së dhe LDK-së për koalicion kanë ngecur.

Të dy palët, aktualisht janë të palëkundura në qëndrimet e tyre, gjithashtu dimë se akoma nuk janë paralajmëruar takime të reja ndërmjet tyre. /Fjala.al