Metani në krye të ILD, reagon PD: Shërbëtor i Edi Ramës në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së Artur Metanit në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Në një deklaratë zyrtare Partia Demokratike e cilëson Metanin si “shërbëtor i Edi Ramës në drejtësi”

Sipas demokratëve emërimi i tij vulos dështimin e reformës, kapjen dhe  politizimin e drejtësisë.

Sot u emërua si Inspektor i Lartë i Drejtësisë vartësi i Edi Ramës, vëllai i ish ministres dhe deputetes së tij. Artur Metani, që duhet të garantojë pavarësinë e drejtësisë nga politika, u emërua sot në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Sot është një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri.

Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Emërimi i Artur Metanit, një militanti partiak, vartës i Ramës, vëlla i deputetes dhe ish ministres së Ramës është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga reforma në drejtësi e cila, me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Të fundit

“PD duhet të rithemelohet”, Çollaku: Berisha të zgjidhë vetë çështjen e “nenit Basha”

“Duhet ta rithemelojmë, ta krijojmë veten, duke mos harruar çfarë kanë qenë parimet e shenjta të PD”. Rithemelim të Partisë...

Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit te Zvernecit. Tre automjete janë përfshirë në përplasjen e ndodhur, ndërsa dy...

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. L., 20 vjeç,...

Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

9 gusht 1483 Në vitin 1483, u përurua zyrtarisht Kishëza Sistine (Cappella Sistina), një nga monumentet më të famshme të artit dhe arkitekturës në...

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të zhvillojë një takim historik me...

Lajme të tjera

Web TV