Moti, diell dhe temperatura të ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperatura të ulëta dhe diell janë karakteristikat e motit për ditën e hënë, 20 janar, 2019. Kështu dita e sotme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Sipas Meteoalb parashikohet që mesdita dhe orët vijuese t’i largojnë vranësirat nga zona e ulët e Shqipërisë duke i drejtuar përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -5°C në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.

Nuk priten reshje, ndërsa Tirana sërish do të jetë me diell dhe relativisht e ngrohtë! E në ditët në vijim pritet e njëjta situatë. /Fjala.al/

Të fundit

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Lajme të tjera

Web TV