Sot dashuria barazohet me seks?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Disa ditë më parë në redaksi erdhi një telegram. E dërgonte Stefania nga Përmeti… “Po më zë shtëpia brenda! Ndihmë!…”

Gazetarët zgurdulluan sytë. Habi e mesme. Paska telegram edhe në epokën e internetit?! Në fillim kujtova melodinë e këngës “Zemra zemrës seç i foli në kabinën nr. 3” të kompozuar nga Kastriot Gjinit dhe kënduar nga Sherif Merdani. Pastaj mendja mori arratinë në epokën e telegramit…

1965 – a më gjeti gjimnazist në vit të tretë, shkolla “Çajupi”. Në atë mot, motra ime Leonora, punonte si zysh në Ulëz. Po në atë kohë u martua në Korçë. Mua m’u ngarkua detyra të shkoj në Ulëz.

Mora rrobat e motrës. Fjeta një natë në familjen Luka. Në mëngjes hipa në autobus. Në krah një vajzë. E bukur… sa m’u mor fryma… Maria. Ishte nxënëse në shkollën pedagogjike, Peshkopi…

I preka dorën… U drodh… Ndenji dy ditë në Tiranë… Ramë në sevda… Nuk ishte mëkat edhe pse fëmijë. Shumë shtrëngim duarsh. Më pak puthje. Aspak seks…

Para se Maria të ikte, bëmë një marrëveshje. Nuk do të shkruanim letra. Do të flisnim në telefon. Këtu del në skenë kabina telefonike. Të dielën shkoja në postë, pasi i kisha dërguar Maries një thirrje një ditë më parë. Në mikrofon zëri i postieres:

– Mitroja me Marien në kabinën nr. 3…

Ndërkohë Maria kishte mbërritur në postën e Peshkopisë dhe dëgjonte të njëjtën  “melodi”:

– Maria me Mitron në Tirane, në kabinen nr. 3…

Fantazi për rininë sot. Realitet për rininë time… Ndryshimi? Në rininë time kishte më shumë ndjenja. Sot psikologët thonë se dashuria ka vdekur. Është një ndjenjë që i takon mesjetës. Sot dashuria barazohet me seks?!…

Të fundit

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Lajme të tjera

Web TV