Taksa/ Kosova ‘luan mendsh’ Serbinë, i shkakton çdo ditë humbje kolosale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia po humbet çdo ditë 1 milion e 39 mijë euro për shkak të taksës së vendosur nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç. Sipas tij, përgjatë 14 muajve që është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia.

Gjatë gati 14 muajve që është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia që kapin vlerën e 435 eurove, krahasuar me periudhën e njëjtë para vendosjes së taksës”, i ka thënë Lajijiç, gazetës Novosti.

Ai ka shtuar se vendin e kompanive serbe e kanë zënë kompanitë nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Eksportet e mallrave shqiptare drejt Kosovës

Ndërkaq nga ana tjetër, eksportet e mallrave shqiptare me destinacion Kosovën janë rritur, ndërsa konkurrueshmëria e produkteve tona në tregun rajonal e Evropian ka shënuar rënie.  Në dhjetor 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 miliardë lekë, duke u rritur me 1,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 11,5 %, në krahasim me nëntor 2019. Eksportet janë rritur vetëm me Kosovën. Shqipëria eksportoi në Kosovë mallra në vlerë 29.8 miliardë lekë duke njohur një rritje me 2.8 miliardë lekë më shumë se në 2018.

Shkëmbimet më të mëdha tregtare Shqipëria i ka me Italinë edhe pse bilanci është negativ për produktet tona.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 55 mld lekë duke u ulur me 7,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 4,8 %, në krahasim me nëntor 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë duke u ulur me 12,6 %, krahasuar me dhjetor 2018 dhe duke u rritur me 19,1 %, në krahasim me nëntor 2019. Të dhanat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave ku mësohet se në vitin 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 299 mld lekë duke u ulur me 3,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 649 mld lekë duke u rritur me 1,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Lexo edhe :  Në kujtim të viktimave të Srebrenicës, mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes

Deficiti tregtar arriti vlerën 350 mld lekë duke u rritur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rritja vjetore e eksporteve prej 1,2 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +7,2 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -4,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,5 pikë përqindje dhe “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -1,2 pikë përqindje./Fjala.al/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV