Ulja në tryezën e opozitës, Gjata: Aksioni politik nuk ka mbaruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, deklaroi se opozita e kishte detyrim ndaj Bundestagut gjerman për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore.

Sipas tij, kjo garanci gjermane e bën opozitën më të qetë, por kjo sipas tij nuk do të ndryshojë asgjë në aksionin opozitar për zgjedhje të parakohshme pa Edi  Ramën.

Nëse nuk do të kishte bërë të gjithë këtë luftë opozita nuk do të kishim shkuar te marrëveshja. Ai bundestag ka një fuqi të madhe.  Pse u ulëm me Gjiknurin? Nuk do të hynim në një luftë 3-6 muaj të tjerë, atë e uli Rama. Fakti që jemi ulur është thjesht për detyrimin që kemi ndaj negociatave, por aksioni për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën nuk ka rënë. Kemi garanci Bundestagun. Le të miratohet reforma zgjedhore, paralel do të bëjmë protesta”, tha Gjata.

Gjata, deklaroi se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa që të përfundojnë pas hekurave të gjithë ata që kanë dalë në përgjimet e gjermanes Bild.

Nuk ja vlente të hynim në luftë politike për një Gjiknur. Nuk kemi hequr dorë nga kërkesa që të gjithë ata që kanë dalë në përgjime të shkojnë në burg. Edhe Gjiknuri bashkë me ta. E themi përditë. Pse e uli Rama tani, çfarë ti bëjmë ne Ramës? Pa shkuar në burg ata që kanë dalë në përgjimet e Bildit ne nuk heqim dorë”, tha Gjata në emisionin “360 Gradë”.

Të fundit

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Lajme të tjera

Web TV