Vinte nga porti i Durrësit, ndalohet kamioni me 16 kg heroinë brenda

Guardia di Finanza ka kapur një ngarkesë prej 16 kg heroinë në portin e Ankonës.

Droga ishte fshehur brenda një kamioni të zbritur nga një anije që vinte nga porti i Durrësit.

Ndërkohë agjentët e policisë italiane arrestuan shoferin e automjetit, një shqiptar 38-vjeçar.

Ky operacion është zhvilluar në datën 16 janar,  por është bërë i ditur vetëm ditën e sotme.

Policia italiane e Ankonës vërtetoi arrestimin e shqiptarit i cili nuk ka pranuar të flasë për autoritetet italiane.

Ndërkohë autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit.

Heroina, e cila tashmë do t’i nënshtrohet testeve laboratorike, ishte e fshehur në brendësi të automjetit.

Autoritetet italiane kanë ngritur grupin hetimor, për të kuptuar se ku ishte destinacioni final i drogës së rëndë, dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte ndonjë pritës në Ancona.