Akuzat kundër Trump, senati fillon gjyqin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në senatin amerikan ka filluar gjyqi për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump, njofton VOA.

Është hera e tretë në historinë amerikane që një president përballet me shkarkimin e mundshëm, nën akuzat për shkelje në detyrë.

Një nga hapat e para të procesit në senatin me shumicë republikane është votimi i programit të propozuar nga udhëheqësi Mitch McConnell për gjyqin.

Rezoluta e senatorit McConnell do tu jepte ligjvënësve demokratë që do të jenë në rolin e prokurorëve si edhe ekipit ligjor të Presidentit Trump nga 24 orë gjatë dy ditëve të ardhshme për të paraqitur argumentet e tyre.

Në projekt-rezolutë nuk thuhet nëse do të thirren dëshmitarë dhe nëse do të lejohet paraqitja e provave të reja.

Avokatët e Trump po sulmojnë argumentet e procesit të shkarkimit ndaj tij duke i quajtur ato një “perversion të rrezikshëm të Kushtetutës”.

Avokatët thanë se ligjvënësit demokratë që kërkojnë me ngulm shkarkimin e Presidentit, nuk synojnë të gjejnë të vërtetën rreth veprimeve të Presidentit Trump në Ukrainë, por e bëjnë këtë në një farë mënyre për të skualifikuar zgjedhjen e zotit Trump në vitin 2016 dhe për të ndërhyrë në fushatën e tij për t’u rizgjedhur në garën e këtij viti.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV