Bebe Rexha do të prezantojë “Grammy Awards”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Grammy Awards” është një nga eventet më të rëndësishme muzikore në mbarë botën dhe padyshim të gjithë ata që ngjiten  në atë skenë janë njerz me fat. Këtë vit, për herë të parë një këngëtare me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e “Grammy Aëards” si një nga prezantueset e eventit.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila do të ngjitet në skenën e “Grammy Awards” si prezantuese. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi të bërë në “Instagram”. Bebe ka publikuar një foto, që tregon se ajo është përzgjedhur si një nga prezantueset e eventit muzikor.

“Jam e lumtur që këtë vit do të jem në ‘Grammy’ përkrah kolegëve të mi të talentuar”, ka shkruar Bebe përkrah imazhit të saj. Ende nuk janë zbuluar emrat e tjerë të prezantuesve, por është e sigurt se Bebe Rexha i ka bërë krenarë të gjithë fansat e saj shqiptarë me këtë lajm.

Në 20 nëntor 2019-të, Bebe Rexha prezantoi së bashku me Alicia Keys dhe Gayle King të gjitha nominimet e “Grammy Awards”. Pavarësisht se këtë vit nuk është nominuar në asnjë kategori, në 2019-tën Bebe Rexha u nominua për çmimet “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë e muzikës ‘country’”.

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV