Ç’po ndodh me SPAK? S’ka para sa duhet dhe po heton çështjet më banale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion e quajtur ndryshe SPAK, kanë mbërritur një sërë denoncimesh nga qytetarë të ndryshëm mbi abuzimet shtetërore. Por, nga ana e saj SPAK shikon se ka dosje voluminoze për të hetuar dhe do t’i duhet që të marrë në konsideratë hetimin e zyrtarëve me peshë dhe ndikim të madh në dëmin që kanë krijuar në abuzimin me detyrën, lidhjet me trafiqet, korrupsionin etj.

Për këtë arsye, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka kërkuar që SPAK të ngushtojë gamën e hetimeve.

Ibrahimi shprehet se nëse duhen rezultate pozitive në fushën kundër korrupsionit është e domosdoshme që portofoli i Prokurorisë së Posaçme të reduktohet dhe të përqendrohet tek ata zyrtarë që kanë peshë.

Një çështje me rëndësi jetike në suksesin apo dështimin e hetimit të korrupsionit është zgjedhja që bën legjislatori në lidhje me juridiksionin e prokurorisë së posaçme, me fjalë të tjera zgjedhja e portofolit të veprave penale që hetohen nga kjo zyrë prokurorie apo nga një zyrë tjetër prokurorie, në rastin tonë është fjala për portofolin e SPAK. Po ta krahasosh sferën e çështjeve penale që heton sot SPAK në krahasim me atë sferë çështje që hetonte Prokuroria e Krimeve të Rënda është evidente një ngushtim dhe përqendrim tek ato vepra penale që janë të rëndësishme, krimi i organizuar dhe korrupsioni.  Kam një pikëpyetje për këtë të dytën, që jam i bindur që do dëgjojmë për të gjithmonë e më shpesh në të ardhmen nëse zgjedhja që është bërë për juridiksionin e SPAK sa i takon korrupsionit është apo nuk është më e mira. Fakti është që prokuroria jonë e posaçme do të jetë e detyruar të hetojë edhe çështjen më banale të korrupsionit në periferitë e këtij vendi, krahas çështjeve të rëndësishme të korrupsionit që përfshijnë liderin e lartë të administratës dhe të politikës. Kjo ndoshta me kalimin e kohës do të vërtetojë që nuk ishte zgjedhje e mirë.  Është vërtetë jetike që zgjedhja, vendimet në lidhje me juridiksionin të jenë të tilla që të mundësojnë rezultatet që ne i presim. Në rast se presim rezultate në fushën kundër korrupsionit është e domosdoshme që portofoli i Prokurorisë së Posaçme në këtë aspekt të jetë më i reduktuar dhe të jetë i orientuar atyre funksionarëve që kanë peshë”,  u shpreh Ibrahimi gjatë një takimi me kreun e SPAK, dhe prokurorët e këtij institucioni.

Lexo edhe :  Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Financimi i institucioneve të drejtësisë

Një tjetër shqetësim që ngriti Gent Ibrahimi ishte edhe mënyra e financimit të institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, KLP dhe SPAK janë të nënfinancuara, ndërsa tha se duhen me shume burime njerezore dhe resurse materiale.

Institucionet e drejtësisë në Shqipëri pavarësisht sforcimit që është bërë në reformën në drejtësi vazhdojnë të nënfinancohen në mënyrë dramatike. Të gjithë ne, KLP, SPAK jemi të nënfinancuar në mënyrë dramatike. Kuptohet që nuk mund të ketë rezultate pa mbështetjen e nevojshme financiare. Është një aspekt i rëndësishëm i qeverisjes së sistemit dhe aspekti tjetër është menaxhimi i burimeve njerëzore dhe resurseve materiale. Në rastin e prokurorisë në Shqipëri ka një ndarje ishullore”, përfundoi Ibrahimi./Fjala.al/

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV