Detaje për dëbimin me urgjencë të ‘gylenistit’ Harun Celik, për 5 vite …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mediat shqiptare bëri shumë bujë ekstradimi me urgjencë i mësuesit Harun Çelik drejt Turqisë.

Ekstradimi u bë Harun Çelik u bë vetëm pak orë pasi ai la qelinë. Gazeta Fjala ka siguruar një kopje të vendimit për ekstradimin e tij.

Po të shihet me kujdes vendimi vihet re së ai është pas lirimit nga qelia, shtetasi turk iu dorëzua zyrës së Kufirit dhe Migracionit. Largimi u bë brenda ditës dhe për largimin ka firmosur vetë Harun Çelik.

Gjithashtu, mësuesit të akuzuar si “gylentist” i është ndaluar hyrja në Shqipëri për 5 vitet e ardhshme.

Pikëpyetje për ekstradimin e Harun Çelik janë ngritur edhe nga politika evropiane. Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, ku u kërkon përgjigje lidhur me procedurat që janë ndjekur për ekstradimin e Harun Çelik drejt Turqisë në lidhje me Ligjin Ndërkombëtar dhe Evropian si dhe si u krye ky operacion.

Gjithashtu, ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo e ka cilësuar si një hap tjetër të degradimit të shtetit ligjor ekstradimin e shtetasit turk.

Ish-deputeti kujton se dy vite më parë kur ndodhi një ngjarje e tillë në Kosovë u shkarkua nga detyra ministri i Brendshëm.

Ja kush është Harun Çelik dhe disa detaje që e lidhin më Shqipërinë

Harun Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues u arrestua 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Për këtë shkelje, ai u dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj burgim, dënim ky i cili i mbaroi më 1 Janar.

Harun Çelik, dyshohet se është pjesë e lëvizjes Gulen, të udhëhequr nga predikuesi turk Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan si ideator dhe organizator i grushtit të dështuar te shtetit në Turqi të vitit 2016.

Lexo edhe :  12 qershor 1991 – Rusët zgjedhin Boris Jelcinin President: Fillimi i një epoke të re

Turqia e konsideron lëvizjen Gulen si organizatë terroriste dhe i referohet me emrin Feto. Dhjetëra mijëra persona të dyshuar si pjesë të kësaj organizate janë arrestuar në Turqi pas grushtit të shtetit dhe një numër i ngjashëm janë larguar nga vendi – një pjesë e strehuar ne vendet e Ballkanit.

E njëjta strategji ekstradimi është bërë edhe në Kosovë me 6 shtetasit turq që u larguan në mënyrë arbitrare nga Kosova në mars të 2018. Për këtë veprim kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi një hetim të plotë. Për këtë ngjarje në Kosovë u shkarkua nga detyra ministri i Brendshëm./Fjala.al

Të fundit

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një...

Ylli i Milanit nuk i përgjigjet ftesës së kombëtares, probleme direkte me trajnerin

Ka patur përplasje midis sulmuesit të Milanit, Christian Pulisic, dhe trajnerit të SHBA, Mauricio Pochettino. Vendimi i lojtarit të Milanit për të mos iu...

Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

Një i ri 22-vjeçar është mbytur gjatë ditës së sotme në ujrat e lumit Mat, pranë zonës së Shkopetit në zonën e Lezhës. Sipas...

Viktimat e luftës, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të...

36 ditë vrap për të prekur tokën shqiptare! Emigranti shqiptar: Ia dedikoj babait

Seb Ponari, shqiptari i cili prej vitesh jeton dhe punon në tokën angleze, arriti që të bënte realitet sfidën e tij të “çmendur”! Këtë...

Lajme të tjera

Web TV