Kërcënimi i Iranit/ SHISH dhe AntiTerrori në gatishmëri maksimale, gati dëbimi i dy irakenëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi Informativ Shqiptar dhe struktura Anti-Terror në vendin tonë kanë shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare. Kjo lëvizje ka ardhur pas kërcënimeve të fundit të bëra nga liderët iranianë në drejtim të Shqipërisë.

Kjo situatë ka bërë që shërbimet e inteligjencës të vihen në gatishmëri të plotë që prej ditëve të para të janarit 2020, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e çdo rasti të mundshëm të veprimeve kriminale, ndaj rendit dhe qytetarëve Shqiptarë nga forca të jashtme, kryesisht nga element të ardhur nga Lindja e Mesme, raporton Fjala.al

Vizitorët që vijnë nga shtetet e Lindjes së Mesme i nënshtrohen procedurave dhe rregullave të imtësishme në pikat kufitare shqiptare, ku u merren edhe shenjat e gishtave.

Aktualisht nga Shqipëria janë dëbuar disa zyrtarë të ambasadës Iraniane në Tiranë si dhe janë shpallur në kërkim si pjesë e celulës terroriste Alireza Naghashzadeh dhe Abdulselman Turgut. Drejtuesi i celulës terroriste rezulton një person i njohur me emrin Peyman, operativi i Forcave QUDS, krahut operacional të Gardës Revolucionare Islamike, përgjegjëse për sulme terroriste në vende të ndryshme, që dyshohet se ka rreth 20 mijë anëtarë dhe që varet direkt nga lideri iranian, Ayatollah Khamenei.

Por Drejtoria e Migracionit dhe Kufirit mësohet se i ka hequr lejen e qëndrimit në Shqipëri edhe dy shtetasve nga Iraku, konkretisht Thamer Ali Radhi Zaidawi dhe Odai Mohammad Saleem Albeik, raporton Fjala.al. Ata e kanë kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën Administrative në Tiranë. Të dyja këto padi civile janë duke u shqyrtuar nga gjyqtaret Elda Vrioni dhe Elvana Çiçolli.

Por autoritetet shqiptare nuk do ndalen me kaq, pasi pritet që në ditët në vijim të marrin vendime për dëbimin e disa zyrtarëve të tjerë me origjinë nga Lindja e Mesme. Një ndër ta, është dhe  iraniani Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Ehsan Bidit i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij. Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak./Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV