Mbaron ndeshja Vllaznia-Flamurtari, vlonjatët zhyten më keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vllaznia dhe Flamurtari kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 18-të në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

Të dyja skuadrat nuk janë në pozita të favorizueshme, mirëpo vlonjatët i kishin më jetësore pikët e ndeshjes së sotme. Skuadra e Vllaznisë ia ka dalë të  marrë avantazhin e parë me golin e Gilman Likës.

Në minutën e 38-të të sfidës, Lika ia doli që të shënonte duke zhbllokuar rezultatet dhe duke rrënuar akoma më shumë situatën te vlonjatët.

Rezultatet e kësaj ndeshjeje janë dyfishuar nga shkodranët, të cilët kanë arritur të shënojnë golin e dytë e anë të Hygor Guimarães Gonçalves në minutën e 82-të të lojës.

Duket se ndryshimet e bëra te skuadra e vlonjateve me largimet e shumta dhe afrimet e reja nuk i kanë ndikuar aspak për mirë Flamurtarit, që me këtë rezultat ka thelluar akoma më shumë veten drejt rënies./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

Lajme të tjera

Web TV