“Përdhunimi” në Durrës/Historia e dy adoleshentëve e njohur në Instagram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit është mbërthyer në një histori të çuditshme që vjen nga dy të rinj, adoleshentë. Një vajzë, e cila ka denoncuar se është abuzuar seksualisht dhe një djalë që pretendon që jo vetëm që nuk ka abuzuar me të po madje ka refuzuar edhe ta takojë më.

Të rinjtë, që janë njohur nëpërmjet Instagramit kanë ngritur akuza të forta kundër njëri-tjetrit. Vajza ka shkuar në polici bashkë me prindërit dhe ka kryer denoncimin.

Ajo iu ka thënë punonjësve të policisë që e kanë marrë në pyetje se djali i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale por ajo nuk kishte pranuar. Atëherë ai e kishte kapur forcërisht!

Referuar të dhënave të dëshmisë së vajzës, mësohet se ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një ambient të qetë. Por a mund të kryhet një përdhunim në një lokal? Ekspertët e hetimit presin edhe raportin mjeko-ligjor për të mësuar detajet që iu duhen për vijimin e zbardhjes së ngjarjes.

Nga ana tjetër, djali që është i moshës 18 vjeç, ka bërë me dije se jo vetëm që nuk e ka prekur me dorë po madje ka vendosur të mos e takonte më. Sipas tij ajo ishte tjetër njeri në bisedat që zhvillonin në rrjetet sociale dhe tjetër kur e kishte njohur.

Madje ai i ka thënë policisë së ajo nuk kishte pranuar mostakimin në vijimësi dhe më pas e kishte kërcënuar. I riu i ka thënë policisë se mendonte se ajo një ditë nuk do të vijonte më me historinë e kërcënimit, pa menduar se ajo do të sajonte një histori abuzimi seksual.

Tani dëshmitë dhe çështja është në duart e prokurorisë e cila pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje!  n.k/Fjala.al/

Të fundit

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

Lajme të tjera

Web TV