Shefja e FMN: Sistemi financiar duhet të bëhet më gjithëpërfshirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po rritet, brenda shumë vendeve dhe midis vendeve të botës. Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike, paralajmëron FMN-ja.

Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike. Kjo konfirmohet nga një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilin e prezantoi shefja e FMN, Kristalina Georgieva. Të ardhurat dhe pasuria janë të shpërndara në mënyrë shumë të pabarabartë – dhe hendeku po zgjerohet. Ky, thotë Kristalina Georgieva, është “një sinjal i rrezikshëm”. Ky zhvillim mund të ketë pasoja fatale. “Kur pabarazia rritet, zakonisht është një parashikim i besueshëm i një krize financiare”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky është rezultat i një studimi të gjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, të cilit i referohet Georgieva. Ajo sheh në horizont një krizë financiare dhe ekonomike – dhe gjithashtu shikon, se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po zgjerohet në të gjithë botën. Detyra e madhe e shoqërisë është krijimi i një sistemi financiar që përfshin shumë më tepër njerëz, që i nxjerr ata nga varfëria dhe i lejon të marrin pjesë në mirëqenie.

Rreziku i trazirave publike

Georgieva kujtoi se “pabarazia e tepërt parandalon rritjen, ajo minon themelet e një vendi”. Dhe kjo rrezikon të shkatërrojë konsensusin shoqëror. “Kjo shkatërron besimin në institucionet. Dhe mund të ushqejë rrymat populiste dhe të çojë në trazira publike”, tha shefja e FMN. Si rezultat, shumë qeveri kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe shpërndajnë dhurata për qytetarët – por kjo shumicën e herëve keqëson problemin.
Kristalina Georgieva ka reputacionin që është energjike dhe këmbëngulëse për çështje që i ka për zemër. Bullgarja e drejton Fondin Monetar Ndërkombëtar që nga 1 tetori. Para kësaj, ajo ishte numri dy i Bankës Botërore si Kryetare e Kryesisë, dhe gjithashtu ka punuar për shumë vite në Komisionin Evropian.

Studimi i FMN-së i paraqitur tani merr nën lupë lidhjen midis krizave ekonomike dhe pabarazisë gjatë 150 viteve të kaluara. Rezultati është i qartë: pa përjashtim, hendeku mes të ardhurave dhe pasurisë është thelluar, para ardhjes së kolapseve ekonomike. Kështu ka ndodhur para recesionit të bursës në vitin 1929, si dhe para krizës financiare më 2007. Dhe vitet “e zhurmshme njëzet”, vitet 1920, janë sipas studimit shembulli më i mirë i zhvillimit të gabuar social dhe ekonomik. Progresi teknologjik çoi fillimisht gjoja në një “epokë të artë” dhe më pas në katastrofë. Prandaj detyrën e saj në këtë dekadë Kristalina Georgieva e ka të qartë: “Ne duhet të parandalojmë që vitet 2020 të bëhen një përsëritje e viteve 1920”.

Lexo edhe :  Kryeministri i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim të rëndë për sulmet

Paga pa kufi në sektorin financiar

Atëherë çfarë duhet bërë? Pabarazia midis vendeve është bërë më e vogël, gjë që ka çuar në zhvillim dhe mirëqënie më të madhe. Por problemi e rreziku qendron tek pabarazia brenda vendeve. Dhe njëri nga shkaqet është industria e financave. “Pagat pa kufi në sektorin financiar mund të çojnë në një sistem që i shërben vetes më shumë sesa shoqërisë.”
Studimi i FMN e kishte treguar qartë këtë: sa më thellë të shtrihet sektori financiar, sa më e madhe të jetë pjesa e tij në ekonomi, aq më i madh është ndikimi i tij në vendimet politike, aq më shpejt rritet pabarazia. Detyra është të rishkruhen rregullat dhe t’u jepet qasje më shumë njerëzve në sistemin e financimit. Kjo përfshin lehtësimin e huave për ndërmarrjet e vogla, sepse huatë për ndërmarrjet e mëdha rritin pabarazinë. Dhe për Georgievën një gjë është veçanërisht e rëndësishme: “Mënyra më e mirë për të zvogëluar pabarazinë e të ardhurave është t’u jepet grave qasje më e mirë në mjetet financiare.” Georgieva njoftoi se FMN do të mbajë parasysh përfundimet e studimit, kur të mbështesë projektet financiare në të gjithë botën./DW

Të fundit

Misteri i alarmit të IAEA-s. Sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

Corriere della Sera  Ne duhet të jemi të imunizuar kundër propagandës së luftës deri tani. Rasti i “armëve të shkatërrimit...

Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Leah Pattem* Pas protestave të koordinuara në gjithë Evropën fundjavën e kaluar, është e lehtë që një turist etikisht i ndërgjegjshëm të ndihet në dilemë....

Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli...

Trump u tërhoq, Teherani mburret: Materialin bërthamor e kemi futur në vend të sigurt

Izraeli ka nisur raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e premtja e kaluar, dhe Presidenti...

Nikaragua: Vrasja e gazetarit Bill Stewart dhe fundi i regjimit të Somozës

20 qershor 1979 Më 20 qershor 1979, gazetari amerikan Bill Stewart, korrespondent i rrjetit ABC News, u ekzekutua me gjakftohtësi nga një ushtar i regjimit...

Lajme të tjera

Web TV