Skënderbeu-Partizani/ Përmbyset rezultati, korçarët marrin avantazhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është përmbysur rezultati i ndeshjes Skënderbeu-Partizani, ku korçarët kanë arritur që të marrin dy gola ndërsa kryeqytetasit ngelen vetëm me penalltinë e Bruno Telushit në minutë e shtatë të lojës.

Ishte autogoli i lojtarit të “Demave”, Enea Bitrit në minutën e 43-të të lojës, ai që i dha barazimin skuadrës së Ilir Dajës.

Vetëm tre minuta më vonë korçarët arritën që të përmbysnin rezultatin e lojës duke shënuar në portën e Partizanit.

Ishte Blerim Krasniqi ai i cili arriti të dyfishonte rezultatin e Skënderbeut dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Sormanin e ka filluar këtë ndeshje me Feratin titullar, që duhet theksuar se u afrua te “Demat” gjatë kësaj merkatoje, ndërsa në sulm është nxjerrë Solomon.

Ilir Daja nga ana tjetër ka zgjedhur si titullar Eni Imamin, i cili u largua nga Tirana për t’u bashkuar me korçarët.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV