“Tatimet”, nis rokada e inspektorëve për të shmangur korrupsionin

Rokadë tek tatimet. Për të rritur kontrollet dhe efikasitetin ndaj subjekteve që u shmangen detyrimeve tatimore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të vërë në zbatim një taktikë të re.

50 inspektorë të hetimit tatimor të Tiranës do të zëvendësojnë për një periudhë të pacaktuar kolegët e tyre në Fier, ndërkohë që këta të fundit do të transferohen në Elbasan.

Kjo do të vlejë dhe për rrethet e Tiranës e Durrësit

Lëvizjet kanë për qëllim të shmangë favorizimin e bizneseve që nuk paguajnë detyrimet nga kontrollorë të njohur të zonës.

Në fokus të kontrolleve do të jetë përdorimi i kasave fiksale, lëshimi ose jo i kuponit tatimor, deklarimi i fuqisë punëtore, lista e çmimeve si dhe pajisja e mallrave me faturë.