Tronditen italianët, shqiptari e vrau kushëririn vetëm për 50 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ngjarjen që ka tronditur Italinë, ku një shqiptar u vra nga kushëriri i vet, policia ka dhënë detaje të tjera. Pas arrestimit kushëriri ka dhënë detaje të tjera në lidhje me gjithçka ka ndodhur mes tyre. Mediat italiane iu kanë referuar një portali të Bergamos ku botohen edhe detajet e krimit monstruoz.

Sipas medieve Erion Morina, 20-vjeçari nga Malisheva u vra dhe më pas u hodh në lumë nga kushëriri i tij, Musli Morina. E gjithë zanafilla e sherrit që çoi në krimin e rëndë, ishte një borxh prej 50 eurosh që viktima mendohet t’i ketë pasur autorit.

Natën mes 16 dhe 17 janarit dy të rinjtë që janë familjarë, dolën të pinin kafen në Naviglio të Italisë ku pasi anë konsumuar alkool, janë dehur. Pas këtij momenti mësohet se mes dy kushërinjve ka pasur një debat, që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit. Fill pas krimit, Musli Morina, pranoi se e kishte vrarë kushëririn e tij. Madje ai tregoi edhe faktin se bëhej fjalë vetëm për një shifër qesharake të hollash po ashtu siç ka treguar edhe të dhënat mbi mënyrën se si ia ka marrë jetën.

Të dhënat tregojnë se Musliu e ka qëlluar dy herë në kokë në rrugë. Dhe më pas, kur ka rënë tokë, mësohet se Musliu e ka goditur sërish. Pasi e ka tërhequr zvarrë më pas edhe e ka hedhur në ujë. n.k. /Fjala.al/

 

 

Të fundit

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s, mbledh sot Këshillin për Sigurinë Kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë për të martën nisjen e tij drejt samitit të NATO-s në Amsterdam, i...

I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë, temperaturat arrijnë në 40 gradë këtë fundjavë

Në emisionin“ABC e Mëngjesit” Rezarta Xhakollari, meteorologe, ka bërë parashikimin e motit, për javën e fundit të muajit qershor. Gjatë intervistës, meteorologia, nënvizoi se ditët...

Liqenet vullkanike të malit Nemrut tërheqin entuziastët e natyrës me peizazhe mahnitëse

Liqenet vullkanike në malin Nemrut, në Tatvan të provincës lindore Bitlis të Turqisë, vazhdojnë të magjepsin kampistët, dashamirësit e natyrës dhe fotografët me liqenet...

Bombarduesit B-2 kthehen në SHBA pasi sulmeve në Iran

Pas sulmeve të para amerikane në Iran, bombarduesit amerikanë B-2 pa kthehen në SHBA. BBC shkruan se B-2 fluturuan përsëri në bazën ajrore, Whiteman...

Bombat bërthamore në duar totalitare janë një rrezik i jashtëzakonshëm

Nga Edmond Panariti Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit për të asgjësuar kapacitetet e tij për prodhim të armëve bërthamore shënon një zhvillim dhe...

Lajme të tjera

Web TV