Maskohen si polic e hidraulik, i vjedhin 150 mijë euro pensionistes

Dy persona të maskuar njëri si polic dhe tjetri si hidraulik kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 150 mijë euro një gruaje 84 vjeçare në Paris.  Skenari u krijua mirë dhe viktima e tyre u zgjodh me ndërgjegje.

Të martën rreth orës 6 pasdite,  2 burrat shkuan te shtëpia e gruas që vuante nga sëmundja e Alzheimerit, e cila nuk ishe ishte në gjendje të identifikonte kurthin që kishin përgatitur hajdutët.

Ka qenë mbesa e të moshuarës e cila ka identifikuar kurthin por hajdutët kanë arritur të ikin sa sytë këmbët.  Autorët e krimit dyshohet se kanë marrë shumë bizhuteri oktogenare, përfshirë një diamant “të madh”. Dëmi vlerësohet të jetë 150,000 euro./Fjala.al