Ka përfunduar në Komisionin e Venecias paketa antishpifje e miratuar nga mazhoranca socialiste dhe që me të cilën pretendohet se do të rregullohet media online dhe do bllokohen lajmet e rreme. Është Këshilli i Europës, një organizatë 47 shteteve evropiane, që kërkon mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje.
Dy projekligjet e kësaj pakete janë dërguar për shqyrtim në Komisionin e Venecias nga nga Komiteti i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e Kartës Evropiane dhe demokracisë në shtetet anëtarë.
Pritet që opinioni i Komisionit të bëhet i ditur në muajin mars.
Gazetarët vendas dhe përfaqësues të opozitës, si dhe Presidenti i Republikës, e kanë kundërshtuar miratimin e kësaj pakete. Shoqatat e gazetarëve kundërshtojnë paketën pasi, sipas tyre, kjo do e vendoste median online nën kontrollin direkt të Qeverisë./Fjala.al