Serbët e Jagiellonias bojkotojnë miqësoren me klubin e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet e acaruar midis Serbisë dhe Kosovës ndikojnë edhe te futbolli, ndonëse gjithmonë është parë si sporti që i bashkon njerëzit nga vende të ndryshme të botës.

Dy futbollistë të skuadrës së Jagiellonias, Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkovic, kanë refuzuar të marrin pjesë në ndeshjen ndaj Ballkanit në miqësoren e zhvilluar dje në Turqi, shkruan Gazeta Olle.

Vetë Mudrinski e ka konfirmuar këtë lajm dhe ka thënë se vendimin e morën pas bashkëbisedimit edhe me shtabin teknik.

“Së bashku me stafin teknik ne kemi vendosur që të mos e luajmë këtë ndeshje”-u shpreh futbollisti.

Dy futbollistët në fjalë u bashkuan me shumicën e lojtarëve serbë, të cilët pas presionit nga Beogradi, kanë refuzuar të luajnë ndaj Përfaqësueses së Kosovës apo ndaj skuadrave kosovare në Evropë.

Megjithatë ndeshja që u zhvillua ditën e djeshme në Turqi përfundoi me barazimin 3-3, ku për skuadrën e Ballkanit shënuan Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Kransiqi./Fjala.al/

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV