Studentët u janë rikthyer sot protestave pasi pretendojnë se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, të shpalosura që në protestat masive që shpërthyen në dhjetor të 2018-ës.
Të rinjtë u organizuan në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe në Universitetin Politeknik, si dhe në fakultete e universitete të tjera.
Por në ambientet e Universitetit Politeknik pati një moment tensioni midis disa studentëve dhe rojeve të sigurisë. Dera kryesore ka qenë e mbyllur dhe studentët nuk janë lejuar të hyjnë brenda, ndërkohë që jashtë vazhdonte protesta.
Mesa duket drejtuesit e universitetit janë ruajtur nga një përsëritje e situatës së dhjetor 2018-janar 2019, ku ambientet e fakulteteve të ndryshme u bllokuan nga studentët protestues.
https://youtu.be/YtitdA9oFno