Vrau çiftin në Gjirokastër, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata për Krime të Rënda mund të denojë me burgim të përjetshëm vrasësin Apostol Kosta. Emri i Apostolit u ë i njohur për publikun pasi ai  vrau në Gjirokastër çiftin Afërdita dhe Aleko Kosta.  I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata.

Gazeta FJALA ka siguruar një kopje të kërkesës së prokurorit të Gjirokastrës Emëror Kasaj, i cili kërkon pretencën për këtë të pandehur duke i kërkuar trupit gjykues dënimin me burgim të përjetshëm të Apostol Kostës, për akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Dihet se Apostol Kosta është arrestuar në 25 tetor 2017, ditën kur dhe ka kryer krimin e rëndë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Sokaku i të marrëve“ në Gjirokastër, ku shkak ka qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata. Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas krimit Apostol Kosta tentoi të vrasë veten.

Çifti u bë i njohur për publikun, pasi pak kohë më parë ka qenë protagonist në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ te “E diela shqiptare”. Afërdita Kosta i bëri një surprizë burrit, pasi për shkak të emigracionit ishte shkëputur nga  muzika. Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese. Çifti Kosta kishte një fëmijë, ndërsa gëzonin respektin e qytetarëve të Gjirokastrës.

Pritet që në ditët në vijim të japi konkluzionet avokati mbrojtës dhe më pas të shprehet gjykata me vendim. /Fjala.al

Të fundit

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Lajme të tjera

Web TV