APP bizneseve: Keni kohë deri më 27 janar për regjistrimin Elektronik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Prokurimit Publik i bën thirrje bizneseve të zbatojnë afatet për regjistrimin në sistemin e Prokurimit Elektronik. Data 27 janar është data e fundit, në të cilën të gjithë autoritetet kontraktore që duan të marrin pjesë në procedurat e prokurimeve, duhet të respektojnë për t’u regjistruar në Sistemin e Prokurimit Elektronik.

Njoftimi i dhënë së fundmi nga Agjencia e Prokurimit Publik nënvizon edhe çështjen e përgatitjes të parashikimeve për procedurat e prokurimit publik, e cila duhet realizuar të paktën 10 ditë përpara miratimit për buxhetin.

“Bazuar në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, nisur nga pyetjet e dërguara së fundmi aga autoritetet kontraktore, sa i takon hartimit te regjistrit të parashikimeve procedurave të prokurimit publik, sjell ne vëmendje parashikimet e nenit 4, pika 1, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratirmin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar.

Në këtë dispozite nënligjore parashikohet se: “Në bazë të kërkesave për punë, mallra ose shërbime, autoriteti kontraktor është përgjegjës për përgatitjen dhe dorëzimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për procedurat e prokurimit publik në përputhje me formën dhe mënyrën e parashikuar në udhëzimet e APP-së. Ky regjistër duhet të përgatitet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga miratimi për buxhetin”. -thotë APP në njoftimin e saj të fundit.

Më tej, shtohet se bëhen me dije autoritetet kontraktore se, afati i fundit për krijimin në Sistemin e Prokurimit Elektronik te regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, do të jetë data 27 Janar 2020.

“Gjatë krijimit të regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, autoritetet kontraktore duhet t’i referohen Udhëzimit të APP Nr. 1, datë 05.01.2018 “Në hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit dhe tyre në sistemin e prokurimit elektronik”.

Lexo edhe :  Java e fundit e fushatës ndikon në uljen e euros, çfarë po ndodh në Shqipëri?

Në fund, APP shton se regjistrat e parashikimeve të procedurave prokurimit krijohen elektronikisht në Sistemin e Prokurimit Elektronik, ndaj ato nuk duhet të dërgohen në formë shkresore në APP.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV