Bosi i 613 kg kokainë në gjykatë, ja sa pritet të dënohet Arbër Çekaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore përfundimtare për Arbën Çekaj, i akuzuari për faktin penal si trafikuesi i 613 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë nëpërmjet një kontejneri me banane. Kështu bashkë me Çekajn, në gjyq do të dalin edhe dy të arrestuarit si bashkëpunëtor Donald Lushaj, Armand Pezaku.

Sipas të dhënave që vijnë nga prokuroria saktësohet se në gjyq do të shqyrtohen një sërë provash dhe dëshmish që janë marrë për këtë çështje. Arbër Çekaj u akuzua se transportoi nga Kolumbia jo pak po plot 613 kg kokainë ndërsa dy të arrestuarit e tjetër ishin punëtorët e kompanisë. Prokuroria në dosje ka përveç akuzës së trafikut ndërkombëtar edhe të paturit e tre emrave të Çekajt.

Fillimisht Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10.8 vjet për Donaldo Lushajn si dhe 8.8 vjet për Armando Pezakun. Pritet që Gjykata të japë edhe vendimin e saj .

Hetimet

Në majin e një viti më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 613 kg kokainë të kapura në kamionin me banane në Durrës! Prokuroria ka ngritur akuzën për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Armando Pezaku ish-shoferi i trajlerit  që transportonte ngarkesën me banane në të cilën u kap sasia rekord e drogës. Ndërsa Donald Lushaj ishte menaxheri i firmës “Arbri Garden” në pronësi të Arbër Çekaj që kishte porositur ngarkesën nga Kolumbia. Çekaj ndodhet në Gjermani, ku edhe atje ka një hetim nga autoritetet pasi dyshohet se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre. Në shkurt 2018 u kapën rreth 613 kg kokainë në Maminas në kontejnerët e bananeve të ‘Arbri Garden’ në pronësi të Arbër Çekaj.

Lexo edhe :  Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

“Bora e fundit” ishte operacioni i Policisë së Shtetit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë me vlerë tregu 180 milionë euro dhe solli arrestimin e dy 25-vjeçarëve Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, mëngjesin e 27 shkurtit të para dy vitesh. Droga mbërriti në Portin e Durrësit, më 19 shkurt, ndërsa operacioni u krye, më 27 shkurt, kur edhe u magazinua në ambientet e firmës “Arbri Garden” shpk. Kokaina e kapur prej 613 kg e vendosur në pako të vogla u shkarkuan nga një anije që vinte nga Kolumbia nëpërmjet Italisë dhe Maltës, e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Në fakt pati të dhëna që lënda nuk hyri e gjitha në vendin tonë për shkak të një operacioni të kontrolluar që nga Kolumbia. Po ashtu u mësua se italianët e policisë ndërhynë në sasi e për pasojë u mësua se në atë trafik nuk ishte i vetëm tropojani i bananeve. Por ndërsa Arbër Çekaj pati kohën të largohet dhe të strehohej në Gjermani, në vendin tonë procesi vijoi po aq sa edhe ishte shënuar në letrat e policisë! n.k/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarë, kujdes çfarë klikoni! Drejtoresha e Kibernetikës jep paralajmërimin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal...

Orët e fundit para afatit, Trump tremb një sërë shtetesh me tarifat! (Detajet)

Bota përballet me tarifa më të larta nga administrata Trump duke filluar nga dita e nesërme, data 1 gusht, duke krijuar edhe më shumë...

20 mln euro për fermerët! Hapet skema e investimeve në bujqësi

Për sezonin e dytë të mbjellave bujqit do të kenë ca para të tjera në dispozicion. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur...

Lajm i mrekullueshëm! Ja çfarë zbuluan gërmimet në kalanë e Gjirokastrës

Në gërmimet arkeologjike që po bëhen në kalanë e Gjirokastrës, zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë...

Barcelona “tund” shtatë herë rrjetën në miqësoren e dytë, Yamal shkëlqen me numrin 10

Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik. Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seoulin. Sfida u zhbllokua nga Lewandowski në...

Lajme të tjera

Web TV