“Bufon e Dybala në stol”, Bonucci: Është luks i tepërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kualifikimit të Juventus në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kapiteni Leonardo Bonucci ka përgëzuar drejtuesit e klubit për përzgjedhjen e deri më tanishme të skuadrës.

Sipas Bonuccit të ulësh në stol emra si Bufon e Dybala, kupton se ky ekip ka vetëm kampionë.

“Sërish e ulëm ritmin disi në pjesën e dytë, por kjo skuadër ka një grup lojtarësh fantastikë, pasi kur sheh Bufonin, Bentankurin, Kostën, por edhe Dybalën që pranojnë stolin, kjo do të thotë se jemi në skuadër 25 kampionë fenomenalë, të cilët luftojnë dhe nuk dorëzohen asnjëherë. Aq më shumë kur sheh Paulon në pankinë, i cili është lojtari ynë më në formë, të bën të kuptosh se kemi një luks cilësor, të cilin duhet ta shfrytëzojmë në maksimum për të fituar gjithçka”.-është shprehur kapiteni i Juves.

Më tej ai ka shtuar se rëndësia e Kupës së Italisë është e njëjtë si ajo e Championsit, ndaj dhe duhet marrë me seriozitetin e duhur.

“Kupa e Italisë është një kompeticion njësoj i rëndësishëm si kampionati dhe Champions-i, ndaj duam ta fitojmë atë. Tani sfida me Napolin? Po, një takim shumë i rëndësishëm. Nga nesër (sot) të gjithë do të nisim të mendojmë për Napolin, pasi kur dëgjoj gjithë këtë zhurmë për 4 pikët avantazh që kemi ndaj Interit në kampionat, habitem. Me 18 ndeshje për t’u luajtur deri në fund, kjo diferencë vlen zero për titullin”,-deklaroi Bonucci./Fjala.al/

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV