Grabitën marokenët, Gjykata lë në burg 4 shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Korçës ka mbyllur në burg 4 autorët e grabitjes së dy shtetasve marokenë disa ditë më parë. Autorët janë njohur sot me masën e “arrestit në burg”.

Autorët e kësaj ngjarje janë Mikel Rënxa, Kristi Deti, Andrea Grabocka dhe Klajdi Islamaj, të cilët e kanë pranuar krimin.

Marokenët kanë hyrë në janar në Shqipëri dhe në Korçë janë hasur me grupin e grabitësve të cilët i kanë rrahur, i kanë zhveshur dhe ju kanë grabitur 3 telefona dhe 350 euro. Xhad Almardi dhe Emin Labib, të cilët ishin futur ilegalisht në Shqipëri, kërkonin të udhëtonin në drejtim të Tiranës kundrejt një pagese prej 80 euro.

Ata kishin rënë dakord me 4 personat, por ata i pritën duke ju vënë thikën në fyt e më pas grabitur. Dy shtetasit kanë kërkuar ndihmë dhe janë konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Korçë./Fjala.al

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV