Haradinaj “nuk i bindet” njeriut të Trump: Taksa hiqet kur të na njohë Serbia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga Uashingtoni, për heqjen e taksës 100%, Ramush Haradinaj nuk është lëkundur.

Kërkesa është bërë së fundmi edhe nga Richard Grenell, i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, por kryeministri i Kosovës deklaroi sot në emisionin “Open” në Top Channel, se taska do të hiqet vetëm nëse Beogradi pranon pavarësinë.

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën. Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”, tha Haradinaj.

I pyetur nëse ky qëndrim i ka sjellë pasoja Kosovës, Haradinaj mohoi duke theksuar se “sot ne kemi bashkëpunime në aspektin e sigurisë me SHBA”, ndërsa marrëdhëniet me Gjermaninë janë edhe më të mira.

Të fundit

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit...

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Lajme të tjera

Web TV